Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në vendin e quajtur në Qafë-Barak, në Has.
Sipas policisë shtetasi S.J, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.