Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar kolegët e Partisë Demokratike, ose më saktë, ata që i janë bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Bardhit, opozita po mbetet peng i një vile nga një deputet demokrat.
“Është peng i Edi Ramës” për një vilë me vlerë 760 mijë euro, e cila i është zbuluar si e pajustifikuar financiarisht.
Bardhi ka shtruar si pyetje për kolegët e “opozitës së vërtetë”, teksa thekson se vilën e ka shitur apo s’po e blen askush.
Më tej, ai thekson se opozita s’mund te mbahet peng për një vilë të cilën ia kanë zbuluar si të pajustifikuar.
Ndërkohë, sipas aludimeve, thuhet se kjo vilë i përket deputetit me inicialet F.N.
Postimi i plotë i Bardhit:
“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush ?? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”.