Rama lajmëron ndryshim kursi: Anëtarësimi? Ne peng i një ngërçi me të cilin s’kemi lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dha disa detaje se ku u përqendrua biseda gjatë takimit joformal me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borell dhe  krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Edi Rama: Biseda është përqendruar tek situata social-ekonomike, si rezultat i pasojave të luftës dhe për hir të vërtetës, nëse do kishim mundur ta ndanim me opinionin publik në Shqipëri atë bisedë, do kishim dëgjuar vërtetë situata shumë më problematike sesa situata jonë, në aspektin e qëndrueshmërisë financiare,  në aspektin e financimit të mëtejshëm të ekonomisë, në aspektin e inflacionit e kështu me radhë.

Për hapat vendnumëro të integrimit evropian, kryeministri Rama thotë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë, raporton TCH.

Edi Rama: Ne jemi në pozicionin që dihet, do presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është tek Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata.

Kryeministri Rama nga Brukseli ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në përpjekjet e saja për tu aderuar në organizmat ndërkombëtare.

Rama: Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën.

Të fundit

Me anë të nuhatjes gratë mund ta dinë nëse do të bëhen shoqe

Një studim i ri nga Universiteti Cornell në New York ka zbuluar se ndjenja e nuhatjes luan një rol...

6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s/ Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve!

Kandidat i PS në qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin Dekalog ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të PD-së,...

Gjuha denigruese në fushatë/ Celibashi me tone humori: Ata nuk dëgjojnë!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në kuadër të zhvillimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit Kryekomisioneri...

Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

Nga Bledi Lumani Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe për heqjen e non grata-s,...

Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar...

Lajme të tjera

Web TV