Ngjela dhe Frrok Çupi paralajmërojnë Berishën: FBI pritet të sjellë dosje ekstra në SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi dhe avokati Spartak Ngjela kanë paralajmëruar fund të hidhur për ish-kryeministrin Sali Berisha. Fillimisht ka qenë zoti Çupi, e ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si një nga personat përgjegjës për masakrën e Srebrenicës, pasi në vitin 1995, sipas tij, ai shkeli embargon e vendosur nga OKB ndaj Serbisë së Millosheviçit.

Kështu që përpara kësaj situate, Çupi paralajmëroi se Berishën së shpejti e pret një hetim ndërkombëtar pikërisht për përfshirjen e tij në këtë masakër.“Srebrenica është një çështje interesante dhe shume hollë. Nëse parlamenti shqiptar do të miratonte këtë rezolutë do të krijonte një problem diplomatik në rajon dhe me diplomatët, jemi në një moment që s’ka asnjë ditë, as një shkak pse duhet të behet një rezolutë.

Shteti shqiptar ose e bën për të tërhequr vëmendjen nga konfliktet që ka bota sot, për t’i krijuar situatë të vështirë SHBA, ose për t’i bërë karshillëk Serbisë, ose për t’i dëshmuar Rusisë se “po ke të drejtë të sulmosh Ukrainën, sepse kështu ka bërë edhe Serbia.

Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret. Berisha është një nga vrasësit e Srebrenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Millosheviçi. Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.”, tha ai.

Më tej Çupi theksoi se Berisha nuk ekziston politikisht, kjo është edhe arsyeja që rezoluta e tij nuk u mor parasysh. Ai e cilësoi Berisha i ka hyr në hak njerëzve. “Ne bëjmë një detyrë si njerëz të medias që e marrin nëpër diktim Berishën. Berisha nuk ekziston, ai në mënyrë të dhunshme i ka hyrë në hak njerëzve dhe thosha jam këtu, por është zero. Po të flasësh me gjuhën e popullit, Berisha do të lë litarin jashtë me çdo kusht”, nënvizoi Çupi.

Lexo edhe :  Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Ngjela: Priten goditje edhe djathtas

Ndërkohë në të njëjtën linjë me analistin Frrok Çupi është rreshtuar dje edhe , avokat Spartak Ngjela, i cili gjatë një prononcimi për mediat, zbuloi dje se hetimin ndaj Berishës e ka bërë FBI-ja dhe jo Soros siç pretendon ish-kryeministri. “Nga rezultatet që kemi janë fantazi.

Nuk është e thjeshtë çështja e krimit të organizuar në Shqipëri. Ka një ekuacion që vijon, është krimi shtetëror, i cili forcon krimin e organizuar. Pa krimin e organizuar nuk fitohen para. Krimi i organizuar ka kapur tregun. Kjo vjen në një moment të caktuar. E gjithë Shqipëria e ndjen që ne drejtohemi nga krimi. Është kjo rrugë që lanson shoqërinë. Ndërkombëtarët na ngritën SPAK-un për të drejtuar krimin shtetëror. Ka hyrë edhe politika e lartë amerikane për këtë problem. Hetimet e SPAK-ut janë sekret.

A mund ta gjykojë SPAK Berishën? Unë them jo, sepse eci sipas kësaj logjike; kemi ndonjë rast ne si Saliu që ka shkuar në një gjykatë ndërkombëtare? Kemi. Kemi Thaçin. Thaçi s’u gjykua nga gjykata e Kosovës? Pse? Sepse është shefi i UÇK, që është ende e armatosur. Politika amerikane, arriti në konkluzionin që ky do të gjykohet për korrupsion.

Denoncimi do të vijë nga Amerika. Ai thotë që e ka bërë Soros, por në fakt hetimin ndaj Berishës e ka bërë FBI-ja. Këtë akuzë që ata e kanë të provuar. Goditja duhet të vijë nga organe të pavarura, jo nga opozita, sepse do të thuhet që është hakmarrje. Kjo është doktrinë. E ka origjinën nga Bonaparti”, nënvizoi Ngjela./

Të fundit

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Pse bota duhet t’i thotë “jo”, tani, luftës bërthamore

Nga Ambasador Zef Mazi *Ish-Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Ka disa kohë që po përmendet, si pa...

Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Nga Eduard Zaloshnja Aksioni i urdhëruar nga Rama në Lungomaren e Vlorës për spastrimin e territorit nga gjithfarë strukturash/tendash/çadrash/tavolinash pa leje apo me leje abusive...

U përplas me policët në Theth, Luçiano Boçi: Prishjet janë selektive

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV