Atentati me armë ndaj makinës në Lezhë, policia kontrolle gjatë natës, disa të shoqëruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës është ngritur në këmbë ndërsa është vënë pas autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj një makine luksoze ku udhëtonin dy të rinj. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.

Nga të dhënat e policisë, persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit, udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.

Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës për të kapur atentatorët që sulmuan me armë makinën e 28-vjeçarit Blerim Preçi.

Po ashtu mësohet se ka pasur disa persona që janë shoqëruar për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen motivet se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.

Të fundit

“Motra ime e dashur Meloni…” Rama flet në konferencën për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim me tone miqësore dhe ironike gjatë Konferencës për Rindërtimin e...

E rëndë në Shëngjin/ Punëtori bie nga skela, dërgohet me urgjencë te Spitali i Traumës

Një aksident në punë ka ndodhur sot pranë një kantieri ndërtimi në zonës e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin. Sipas burimeve policore, një punëtor ka...

Jamarbër Malltezi flet pas lirimit: Brenda një dite më sekuestruan…

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur publikisht për herë të parë...

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u prit nga asnjë drejtues në...

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që...

Lajme të tjera

Web TV