Nuk u kualifikua për në finale, Ronela Hajati ironizon fituesit: Çfarë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

WTF? Këtë ka menduar Ronela Hajati pas fitores së Ukrainës në Eurovision. Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin). Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshne por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër. Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.

Edhe Niko Komani dhe Ardit Çuni ironizuan fituesit ukrainas në rrjetet sociale. Sipas këngëtarit ishte lufta që fitoi dhe jo muzika teksa shkruoi: “Le të fitojë lufta. Më falni duhet të ishte le të fitojë muzika. Në fund të ditës duhet të kishte qenë një kompeticion muzikor.” Kurse Niko shkruoi me ironi: “Çfarë surprize“.

 

Whatsapp Image 2022 05 15 At 9.15.14 Am

Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë. Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.Kalush Orchestra është një grup eklektik – i përbërë nga reperi Oleh Psiuk, multi-instrumentalisti Ihor Didenchuk, balerini Vlad Kurochka, artisti i fyellit Vitalii Duzhyk dhe vokalistët Tymofii Muzychuk dhe Oleksandr Slobodianyk. Ata ndërthurin muzikën tradicionale popullore ukrainase me repin modern dhe hip hopin, duke krijuar një muzikë unike.“Stefania” është një lloj ode për nënën dhe bën bashkë klasiken dhe modernen, ninullat sllave dhe muzikën rap.
Kënga flet për një nënë të fortë dhe të ndjeshme njëkohësisht. Ajo po thinjet dhe fëmija i thotë “më këndo një ninullë mam”. “E gjej gjithmonë rrugën për në shtëpi, edhe nëse të gjitha rrugët janë shkatërruar,” thuhet në një pjesë të tekstit.

Të fundit

Aktorja Demi Moore zbulon rolin që e tmerronte në fillimet e karrierës

Demi Moore, një nga emrat më të njohur të Hollywood-it, ka fituar një sërë çmimesh prestigjioze gjatë karrierës së...

Shqiptari vret shqiptarin në Gjermani, e pranon gjatë seancës: Po, kam qëlluar

Autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari në qendër të qytetit Rüsselsheim ka dalë para Gjykatës Rajonale të Darmstadt ku ka dhënë versionin...

Arabia Saudite dhe Katari, gati të shlyejnë e borxhin e Sirisë

Arabia Saudite dhe Katari janë zotuar të shlyejnë borxhin e Sirisë ndaj Bankës Botërore, duke hequr një pengesë për udhëheqjen e re të vendit...

Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t'i paguhen...

Ministri Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit...

Lajme të tjera

Web TV