Hyn për vjedhur vilën me picë në dorë, kapet nga pronari e bëhet për spital Tedi Neziri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është rregjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë. T

edi Neziri, hajduti serial i apartamenteve në tentativë për të grabitur një banesë, është kapur nga pronari i vilës luksoze që ndodhet në afërsi të “Kopshtit Botanik” dhe për pasojë vetë agresori, ka mbetur i dëmtuar rëndë nga dhunimi fizik që i është bërë brenda në shtëpi. Redaksia mëson se tashmë prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Tedi Nezirit, për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” dhe se ndaj tij gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pavarësisht se avokati i Nezirit, Detar Hysi, tha se klienti vijon të marë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.

Por paralelisht me këtë situatë, hetim prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në 10 Maj 2022, ku rreth orës 21:30 Tedi Neziri, është kapur brenda në banesën e Bekim Bulicës, në tentativë për të kryer vjedhjen. Ai është paraqitur si person që shiste pica, pasi teksa i është afruar derës kryesore të shtëpisë Neziri mbante në dorë një picë. 39-vjeçari i ka rënë zilës së banesës por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës, duke depërtuar në ambjentet e brendshme.

Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur na pronari i shtëpisë Bekim Bulica. Ky i fundit së bashku me Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë duke u përleshur me Tedi Nezirin. Në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë rrahur hajdutin dhe më pas dorëzuar atë në ambjentet e postës policore të Farkës.

Lexo edhe :  Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Në dosjen hetimore thuhet se gjatë vjedhjes me dhunë, Tedi Neziri, ka pasur dhe përdorur armë të ftohta, thika, me të cilat ka goditur dhe dëmtuar Bekim Bulica dhe Olsi Mataj, duke i shkaktuar dëmtime këtyre dy personave.

Më tej evidentohet se gjatë grabitjes dhe përleshjes, Tedi Neziri, ka dëmtuar vetë veten e tij. Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV