Detaje tronditëse nga Gjilani: Policja doli në kafe pasi vrau familjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se ndjen keqardhje për rastin tragjik që ka ndodhur dje në Gjilan e ku është e përfshirë edhe një zyrtare policore. “Fatkeqësisht dje e kemi pas një rast shumë të rëndë dhe të ndjeshëm. Në Gjilan dje është shuar një familje – pesë anëtarë të një familje që nuk jetojnë më.

Në mesin e këtyre pesë anëtarëve të një familje është një police e Policisë së Kosovës e cila ka punuar së fundmi në Stacionin Policor në Gjilan dhe e cila e dimë sigurt që ka bërë vetëvrasje dje rreth orës 12:40 gjatë ditës”. Kryepolici Qalaj në Klan Kosova ka folur për pistat e mundshme që tregojnë se si ka ndodhur ky rast tragjik – vrasje e katërfishtë dhe vrasje.

“Drejtoria e Krimeve të Rënda është duke e hetuar rastin nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Mund të them që njëra nga të dyshuarat apo e dyshuara kryesore është zyrtarja policore, mirëpo duhet të presim të gjitha ekzaminimet që i bën Njësiti i Forenzikës në vendin e ngjarjes dhe hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda. Është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, janë marrë të gjitha evidencat që duhet të merren.

Duhet që elementet që janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe rezultatet që dalin nga obduksioni i Mjekësisë Ligjore të na përputhen në mënyrë që të bëjmë një konstatim. Atë që mund të them lirisht është se dyshimet tona janë që të katër anëtarët e familjes dyshohet që janë vrarë në orët e hershme të mëngjesit, derisa zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje gjatë pjesës së parë të ditës”, tha Qalaj.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

Ai theksoi se ka dëshmi që Bllaca ishte në shoqëri të familjarëve të saj në një nga lokalet në Gjilan. “Pastaj është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga disa familjarë – tezja dhe djali i tezes. Për një moment është larguar nga familjarët, është futur brenda në shtëpi dhe familjarët kanë dëgjuar dy shkrepje të armëve. Në atë moment, ata e kanë njoftuar policinë.

Reagimi i Policisë ka qenë shumë i shpejtë dhe është konstatuar se zyrtarja policore ka bërë vetëvrasje dhe në atë shtëpi kanë qenë edhe katër trupa të anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani”!

Të fundit

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Lajme të tjera

Web TV