Sulmi brutal në Gjermani, shkon në 11 numri i viktimave, reagon qeveria  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Orëve të para të ditës së sotme qeveria gjermane ka reaguar nëpërmjet zërit zyrtar të saj, Steffen Seibert, i cili në një postim ju shprehu ngushëllime familjeve të viktimave: Ngushëllimet shkojnë për familjet e viktimave që humbën njerëzit e dashur në një sulm të tmerrshëm. Të plagosurit do të shërohen ndërsa autorët kudo dhe kushdo qofshin do të ndëshkohen”!

Mbrëmë gjithë vendi u trondit nga dy sulme të njëpasnjëshme ku të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas disa të shtënave me armë në dy klube të ndryshme nate në Hanau të Gjermanisë. 9 janë viktimat nga dy klubet, që frekuentohen nga komuniteti turk, ndërsa 2 të tjerë, njëri autor i dyshuar bashkë me tjetër person që e shoqëronte u gjetën të pajetë në një banesë.

Disa ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve. Ndërkaq, autoritetet kanë bërë rrethimin e zonës dhe janë vënë menjëherë në kërkim të autorëve. Helikopterë policie po patrullojnë mbi qytet për të bërë të mundur gjetjen e autorëve.

Sipas raportimeve, sulmi në klubet e natës është kryer në dy faza. Fillimisht ka pasur nga një të shtënë në brendësi të tyre dhe më pas një sulm i dytë ka ardhur nga jashtë kur një makinë garash në lëvizje e sipër ka shtirë me breshëri në drejtim të një prej klubeve. Hanau ndodhet në Hesse, rreth 20 kilometra larg Frankfurtit. Autoritetet lokale bëjnë me dije se, të shtënat e para janë dëgjuar në në Kurt-Schumacher-Platz, shesh qendror në rrethin e Kesselstadt. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 16 Gusht 2025

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare....

Trazirat e vitit 1929 në Palestinë – Kur tensionet shpërthyen në dhunë

Viti 1929 shënoi një nga periudhat më të përgjakshme në historinë e Mandatit Britanik të Palestinës. Në një klimë të ndezur nga tensionet fetare,...

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht nga të gjitha veçoritë e...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Lajme të tjera

Web TV