Veliaj krah Kim: E turpshme, ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enverit kundër Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është turp që në 2022 ka ende njerëz që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga sheshi “Skënderbej”, ku bashkë me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ndoqi koncertin e bandës frymore të ushtrisë amerikane, Veliaj theksoi se shqiptarët nuk kanë lidhje me atë pakicë të zhurmshme që përpiqet të zgjidhë hallet e veta, duke krijuar debate të pavlefshme me Amerikën.

“Vitin e fundit është kthyer në modë, se kush ka ndonjë problem në politikë, fillon e shan Amerikën; kush ka ndonjë problem me veten e tij, shan një nga fondacionet tona. Kush ka një problem me jetën e tij, që ka dilemat e jetës së vet, mundohet ta gjejë fajin tek dikush tjetër. Së pari, mua më vjen turp që mes nesh ka ende njerëz që, në vitin 2022, janë gati të flasin me gjuhën e Enver Hoxhës kundër Amerikës. Më vjen turp që në 2022, në një qytet të hapur me 1 milionë banorë, ka njerëz që duan të bëjnë karrierë duke sharë Amerikën. Ne jemi më të mirë se kaq, ne jemi më të virtytshëm se kaq, ne jemi më mirënjohës se kaq. Raca jonë është shumë herë më e mirë sesa një pakicë e zhurmshme, që mundohet të zgjidhin hallet e tyre duke na krijuar debate të pavlefshme me Amerikën”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët i janë mirënjohës SHBA për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë.

“Dua një duartrokitje nga të gjithë ju, për të treguar se ne jemi mirënjohës, jemi besnikë, dhe jemi shumica e atyre që e duan këtë raport të fortë, të shëndoshë dhe të bukur si sot. Shijojeni mbrëmjen, Amerika patjetër është fuqi, patjetër është ushtri, patjetër është ekonomi, por ne besojmë jo vetëm tek ajo që është fuqi e fortë, por edhe tek ajo që është fuqi e butë, si filmat, muzika. Sot jemi për të festuar jo vetëm ata që janë me uniforma ushtarake, por edhe ata që janë me instrumente muzikorë, edhe sa bukur kur bashkohen të dyja fuqitë, edhe njerëzit me uniformë, edhe këngët e “Rock’n & Roll”-it amerikan. Ju falënderoj të gjithëve nga zemra dhe mezi pres të festojmë deri në fund këtë javë fantastike, që celebron marrëdhënien speciale të shqiptarëve dhe të amerikanëve”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ai nënvizoi se sot shqiptarët jetojnë në një vend të lirë, kjo edhe falë miqësisë shumë të veçantë me SHBA-të.

“Sot jetojmë në një vend të lirë, në një qytet të transformuar, në një qytet ku jetojnë shqiptarë, italianë, amerikanë, njerëz nga 140 kombësi, dhe sot shumë prej këtyre legjendave që na dukeshin mollë e ndaluar, janë të mundura. Janë të mundura falë lirisë dhe hapjes, por janë të mundura falë edhe një miqësie shumë të veçantë që ne kemi me ambasadën amerikane, me shtetin amerikan, me gjithë qytetarët amerikanë, që për Shqipërinë kanë një ndjesi të veçantë, një dashuri të veçantë, edhe një avokati të veçantë, për të cilën ne jemi të gjithë shumë mirënjohës”, deklaroi kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Të fundit

Si i thotë Guardiola “largohu” Alonsos? Me disa milionë euro më shumë…

Real Madrid po kërkon një mesfushor dhe Rodri është lojtari ideal për mesin e fushës për projektin që ka...

BE në mbështetje të tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, zbulohet plani

Një shishe qelqi, materiale të ndërtimit të hedhura apo edhe mbetje të ndryshme bujqësore mund të konsiderohen nga shumë si produkte jo te dobishme....

‘Shqipëria Bëhet’: Ngjarja në Vlorë tregon se duhet reformë në polici

Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivi i Policisë së Dibrës, Ardian Isufi, ndaj një kamerieri 18-vjeçar në një...

Si ndikoi universiteti britanik në rritjen e racizmit (investigim)

Universiteti i Edinburgut, një nga institucionet më të vjetra dhe më prestigjioze të arsimit në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur një rol “joproporcional” në...

Sarandë, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete në banesën ku qëndronte për pushime në qytetin bregdetar të Sarandës. Ngjarja sipas policisë...

Lajme të tjera

Web TV