Gjekmarkaj e propozoi për Presidente, por ja si e denigronte Topalli 1 vit më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhja e Presidentit të ri është çështja më e nxehtë në politikën shqiptare për momentin. Maxhoranca dhe Opozita nuk po bien ende dakord për një emër ndërkohë, disa prej kandidatëve të mundshëm janë propozuar dje nga të djathtët.

Me emrat e propozuar nga opozita, nuk ra dakord deputeti Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha se do të ishte mirë që opozita të sillte propozime serioze, teksa përmendi disa emra si Fatos Lubonja, Mark Markun, Jozefina Topallin, Artan Fugën etj.

Surprizë nga propozimet e Gjekmarkaj ishte emri i Jozefina Topallit, aq më tepër pas atij debati që ata zhvilluan në një studio televizive rreth 1 vit më parë.

Topalli i tha Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontibut në Partinë Demokratike dhe se fjalët e tij nuk i interesojnë. Sipas Topallit, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, por në studio televizive shfaqej si analist.

“Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës, por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i kandidatëve të Bashës nuk është Edi Rama, por Jozefina Topalli. Janë detyruar të thonë se Jozefina është e shitur te Rama, po dëmton PD-në.

Agroni ka kohë që e bën, para se të siguronte mandatin e deputetit në Lezhë. Agron i dashur, mua nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që nuk ka asnjë kontribut në PD. Të më thuash mua se nuk sulmoj Edi Raman, më vjen për të qeshur se jeni me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit për gjërat më të rënda.”, i tha Topalli

Lexo edhe :  Rama:“Vota e hedhur për çdo parti tjetër është gur i hedhur në kënetë”

 

Të fundit

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të...

Të mërzitur pse po u realizohet para kohe programi

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka akuzuar Edi Ramën se i ka vjedhur idenë për shkollat 9-vjeçare me drekë, ku fëmijët do të qëndrojnë për...

Loredana e kurorëzuar jashtë shtëpisë së BBV 4? Rozana habit me deklaratën

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka hyrë në një periudhë tensioni dhe përplasjeje pas dasmës që u zhvillua mes Jozi-t dhe Loredanës. Megjithatë, dasma...

Lajme të tjera

Web TV