Propozimet/ Tymi i zi nga Presidenca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritej që Partia Socialiste do të zgjidhte një prej tetë emrave të propozuar nga Partia Demokratike si kandidatë për president, por nuk rezultoi kështu. Ndërsa para dy ditësh nga Kryesia e Kuvendit doli “tym i bardhë” në një bashkëpunim PS me grupimin Basha të përfaqësuar nga Alibeaj, ditën e djeshme duket se ka ndryshuar situata. A po shkohet drejt zgjedhjes së një presidenti të propozuar nga mazhoranca?

Ngrijnë ngeciatat mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, foli për mediat pas anulimit të mbledhjes së Grupit, ku deputetët e PD-së do të zgjidhnin 4 emra nga tetë të propozuar për të kandiduar për Presidentin e ri të vendit. Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste ndryshoi qëndrim, pasi sipas tij, kryeministri Rama e pa që nuk mund të kapte asnjë nga emrat e propozuar nga PD, pasi të gjithë janë njerëz me integritet. Ai tha se opozita kërkoi të ishte një proces konsensual që do të zgjidhte një President mbi palët, por kjo nuk ndodhi.

Sipas tij, tërheqja e mazhorancës tregon që nuk do të ketë një emër për t’u votuar as në raundin e dytë në seancën plenare të radhës në Kuvendin e Shqipërisë. “Siç e keni ndjekur në vazhdimësi angazhimin në procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku që në krye të herës opozita u angazhua në mënyrë të sinqertë, që t’u jepnin shqiptarëve Presidentin e Republikës. Aktet tona janë bërë në zyrë, ndaj ne filluam këtë proces për zgjedhjen e një figure që të ishte mbi palët, neutral, në një proces gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, ne hartuam një dokument mbi një sërë kriteresh dhe një procedurë që mbërthente shpirtin dhe frymën e konsensualitetit mes palëve”, tha Alibeaj. Ai ka dhënë katër hapat ku duhet të zhvillohej diskutimi. “Në dokumentin hapat ishin të tillë: Një hap i parë ku të gjitha palët do ishin dakort për kriteret. Hapi i dytë: Opozita Parlamentare do të përzgjidhte 4 kandidaturat. Dje kishim mbledhjen e Grupit dhe do vazhdonte edhe sot, por prej atij momentin, sot ka pasur në media një tërheqje e PS-së. Hapi i tretë: Ne do paraqisnim 4 kandidaturat, më pas PS do zgjidhte 2 nga këta, dhe më pas do zgjidhnim një kandidaturë në mënyrë konsensuale. Hapi i katërt kërkon nënshkrimet e përbashkëta që procesi të finalizohej në mënyrë konsensuale. Kjo tërheqje edhe nga pala tjetër, është mospranim i konsensualitetit. Ne u nisëm nga ideja për të dhënë një President mbi palët dhe vetëm një proces i tillë mund ta garantonte këtë gjë. Unë këtë synim pata, por u tregua se cili ishte qëllimi i palës tjetër”, tha Aliebaj. Ai ka dhënë edhe shkaqet se pse PS u tërhoqë nga premtimi, sepse sipas Alibeajt Rama nuk konisderoi si të kapur ansjë prej emrave.

Lexo edhe :  PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

“Cilat mund të jenë shkaqet. Mendoj se një nga shkaqet mund të ishte edhe cilësia e kandidatëve tanë, por jo. Kandidatët që propozuan deputetët janë njerëz me integritet. Edi Rama pa që nuk kishte asnjë mundësi për t’i kapur ndonjë nga këta emra, ka bërë këtë gjë sot. Ne kemi firmat jo për një, por për 2 kandidatura. Por ky proces u bë që produkti të ishte konsensual, që Presidenti të ishte mbi palët, as i njërës dhe as i tjetrës. Që të kishte një emër për raundin e dytë, duhet të ishte nga ne. Tërheqja nga ata e bën të qartë tashmë.”, tha Alibeaj. Një ditë më parë, në grupin parlamentar të PD, për diskutim më të thelluar kaluan disa emra, Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Visar Zhiti, Rexhep Uka, Halim Kosova, Dashamir Shehi, Leka Zogu.

Reagimi i Ballës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se marrëveshja me opozitën do të prishet nëse 4 propozimet për kandidatë për president nuk përmbushin kriteret. Në një konferencë për mediat Balla tha se negociatat për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, duhet të jenë të hapura. “Po nëse ne nuk biem dakord për asnjë nga ato 4 emrat ça ndodh? Ndaj them që ai dokument nuk pranohet i tëri, por parimi. Parimi është që në të dy raundet do propozojë vetëm opozita.

Unë kam thënë; formula është formula më e mirë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Opozita duhet të përzgjedhë kandidaturat, por jo presidenti. Nëse sjellin 4 emra që nuk përmbushin pritshmëritë për presidentin, do prishet marrëveshja. Ndaj kemi thënë se ky proces duhet të jetë proces më i lirë, negociatat duhet të jenë të hapura. Nëse gjejmë dakordësinë për një emër, ti e propozon. Nuk mund të thuash; zgjidh një nga këto 4 ose të denoncoj për prishjen e marrëveshjes. Fryma e dokumentit ishte që opozita të ketë propozim vetëm nga opozita. Le të vijnë me të 8-ta kandidaturat”, tha Balla.

 

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV