Kreu i reformës zgjedhore Damian Gjknuri ka komentuar deklaratën e Presidentit për tubimin e 2 marsit. pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS-së në këtë këshill, tha se PD nuk ka pse të përfshihet në lojën e Presidentit kur i është rikthyer rrugës institucionale.
Gjiknuri tha se PD është e angazhuar për miratimin e një Kodi Zgjedhor që në fakt do e miratojmë parlamenti ndërkohë që Presidenti bën deklarata të tilla. ”Unë besoj se PD është për të miratuar Kodin Zgjedhor në bashkëpunim me ne dhe Kuvendin. Nëse vërtet kanë zgjedhur t’i kthehen insitucioneve s’kanë pse përfshihen në lojën e Presidentit. Nuk ka diskutim për qeveri tranzitore, ato gjëra që nuk u arritën me luftë në rrugë s’mund të arrihen me negociata. është diçka e mbyllur, nuk e shoh si problem.”- tha Gjiknuri.
Presidentit Ilir Meta ftoi dje shqiptarët të dalin në shesh ne 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën.