“Putin kishte kancer, por…”/ Regjisori me famë botërore zbulon të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjisori fitues i Oskarit Oliver Stone, ka zbuluar se presidenti Vladimir Putin ka vuajtur nga kanceri, mes spekulimeve se lideri i Kremlinit po lufton me sëmundjen.

Në një podkast të ri, Stone i cili nuk e ka takuar Putinin për tre vjet pohoi se lideri rus kishte vuajtur nga kanceri dhe se ai besonte se e kishte kapërcyer atë. Sipas mediave të huaja, nëse është e vërtetë, kjo nuk është pranuar për popullin rus. “Mos harroni këtë, zoti Putin e ka pasur këtë kancer dhe unë mendoj se ai e ka kaluar atë. Por ai gjithashtu ka qenë i izoluar për shkak të Covid,” tha Stone.

Kremlini e ka mohuar gjithmonë fuqimisht se Putini është i sëmurë, por kritikët thonë se zhdukjet misterioze, tavolinat e gjata dhe pamja e tij nganjëherë e fryrë dhe e dridhur mund të provojnë të kundërtën. Ndryshimet në pamjen dhe sjelljen e tij kanë çuar në pretendimet se ai vuan nga një sëmundje si Parkinson, ndërsa të tjerë kanë thënë se simptomat e tij mund të jenë efekte anësore të trajtimit.

Në prill qarkulloi një video që disa thanë se tregonte atë duke bërë një “lëvizje të pakontrollueshme” gjatë një takimi me presidentin bjellorus Alexander Lukashenko.

Kohët e fundit, presidenti u fotografua me një batanije mbi gjunjë gjatë një parade ushtarake në Ditën e Fitores së Rusisë.

Të fundit

Humbi jetën pasi rrëshqiti në dush, gjendet pak ditë më vonë trupi i muzikantit të njohur

Charlie Colin, basisti dhe anëtari themelues i grupit pop-rock amerikan “Train”, të njohur për hitet e tyre “Drops of...

Noka dhe Kryemadhi pranë Dumanit tek ‘Ligjet’, Bejko: Janë në hall me drejtësinë!

Roland Bejko komentoi në Studio Live ndër të tjera edhe raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve. Bejko shprehu vlerësimin e...

‘Foltorja po ha veten’/ Bejko: Argita në krye? Berisha shkoi të nxirrte Bashën me shqelma

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në 'Studio Live' lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund të jetë pasuese e Berishës...

5 operacione antikanabis në 24 orë, ministri Balla zbardh detajet

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6...

Tërmet i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Tërmeti ka qenë i forcës 4.7, ndërsa epiqendra ka qenë 35 kilometra nga...

Lajme të tjera

Web TV