Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, e përfshirë në skema abuzimi.
“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezulton e implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet”, tha Manja.