Brexit/ Buxheti i BE-së, kërkohet shkurtim i shpenzimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit e BE do takohen në Bruksel këtë javë për të diskutuar planet e ardhshme të buxhetit të unionit. Këto negociata janë gjithmonë sfiduese pasi ka propozime nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti ku disa shtete mendojnë se shpenzojnë shumë. Këtë herë, bisedimet janë më të ndërlikuara nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar, i cili ishte një kontribues i madh neto.

Bisedimet kanë të bëjnë me buxhetin afatgjatë ose kornizën financiare të BE-së. Ai do të përcaktojë nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve dhe shumën që do të shpenzohet në zona të veçanta gjatë 7 viteve të ardhshme, shkruan BBC. Kuadri aktual shkon deri në fund të këtij viti, kështu që i ri do të mbulojë periudhën deri në 2027.

Gjithmonë është një sfidë e vështirë negociuese. Vendet që vendosin më shumë sesa harxhohet nga BE brenda kufijve të tyre, duan kufizim të këtyre shpenzimeve. Në këtë grup bëjnë pjesë 4 shtete: Hollanda, Austria, Suedia dhe Danimarka. Por vendet në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore duan të mbrojnë shpenzimet për bujqësi dhe atë që quhet ‘kohezion’, para të destinuara për ndihmë për rajone të varfëra të BE-së.

Këto mund të përballen me shkurtime, pasi ka edhe propozime për kornizën e re që përfshin rritje në fusha të tjera. Polonia është një zë i rëndësishëm në këtë grup. Kontribuesi më i madh për të gjithë është Gjermania dhe ajo ndan dëshirën e 4 shteteve për të ulur shpenzimet.

Shpenzimet e BE-së janë mjaft të vogla në krahasim me buxhetet e qeverive kombëtare. Në periudhën shtatë vjeçare aktuale ishte fikse në 1% të ekonomisë së BE-së, pra PBB-së së saj. Në të kundërt, ajo që vendet anëtare shpenzojnë për veten e tyre në krahasim me ekonomitë e tyre kombëtare është shumë më e lartë, më shumë se 50% për disa prej tyre.

Lexo edhe :  Pesë kategoritë që përfitojnë/ Qeveria shpërblim për 257 mijë familje në nevojë!

Masa e buxhetit të BE-së ka shumë rëndësi për liderët e BE-së, financiarisht dhe gjithashtu politik. Ata duan të jenë në gjendje të pretendojnë para audiencës në shtëpi se kanë arritur qëllimet e tyre dhe kanë kujdes për interesat e tyre kombëtarë financiarë.

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV