Nga Roma në Marseille, shkatërrimet që lanë pas tifozët e Feyenoord!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma ende nuk e ka harruar dhunën e tifozëve të Feynoordit që tronditi kryeqytetin Italian në 2015-tën.

Ajo filloi që përpara ndeshjes së ekipit holandez me skuadrën e Romës në Europa League. Të papërmbajtshëm, ultrasit holandezë vërshuan në qytet, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke bërë të ngriheshin asokohe pyetje edhe për sanksione të mundshme apo pasojat që mund të pësonte ekipi i tyre. Dhjetëra vetë përfunduan në pranga, teksa tifozët e egërsuar përlesheshin me policinë pranë njërës prej pikave më të rëndësishme turistike të Romës, Piazza di Spagna. 6000 mbështetës të skuadrës holandeze kishin udhëtuar në atë rast, e disa prej tyre u plagosën, ndërsa efektivët vendas u sulmuan me bomba tymuese e shishe.

Feyenoord kaloi në finalen e tij të parë europiane në dy dekada pasi arriti me Marsejën një barazim 0-0 në Francë duke fituar gjysmëfinalen e tyre te Europa Conference League me rezultatin total 3-2. Skenat e dhunës u përsëritën edhe në qytetin francez, përpara se episode të ngjashme të shiheshin dhe në Tiranë të martën. “Kur e shihni se nga kemi ardhur, si filloi sezoni, mënyra se si ekipi ka ecur, është madhështore”, ishte shprehur mesfushori i Feyenoord, Orkun Kokcu.

“Ne do të bëjmë histori nëse fitojmë”, ka shtuar ai, e duket kjo lloj ndjesie triumfi ka pushtuar edhe mbështetësit e ekipit, që kanë mes tyre me sa duket edhe elemente të njohur për prirjen ndaj dhunës.

Të fundit

“Mos hajde më tek lokali im”/ Ja si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e këngëtarit

Janë mësuar detaje të reja, nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku. U bë me dije se...

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes njofton zonat më problematike në vend

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar informacion mbi situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Njoftimi: Bazuar në informacionet e dërguara në Agjencinë Kombëtare të...

Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin...

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Paketa e Maleve” / Çfarë parashikon qeveria përmes projektligjit të ri

''Paketa e Maleve” është projektligji më i fundit i miratuar në mbledhjen e qeverisë që synon të mundësojë investime për zhvillimin e turizmit, rimëkëmbjen...

Lajme të tjera

Web TV