Gledis Nano pas “Conference League: 19 policë të plagosur, dëbuam 80 tifozë të Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbajtur për shtyp për përfundimin e finales së UEFA Conference League, që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania”, dhe ku nuk munguan tensionet e përplasjet mes tifozëve.

Në fjalën e tij, teksa vlerëson punën e Policisë së Shtetit për planin e masave, Nano thekson se kanë ndodhur 3 incidente, konkretisht:
-goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë;
-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh holandezë;
-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh italianë.

Sipas kryepolicit Nano, nga përplasjet e dhunshme kanë mbetur të plagosur 19 punonjës policie, duke shtuar se “është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve Policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës”.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV