Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak mesnatës së të premtes ka pasur një të shkuar problematike.
Ishte vetë Buta, që gjatë një interviste për T7 në vitin 2018, foli për të shkuarën e errët të vëllait të tij. Ai rrëfeu se Qëndrim Januzi kishte bërë 3 vite burg për tentativë vrasje dhe ishte liruar në vitin 2016.
Pas njoftimit të lajmit të vdekjes së 30-vjeçarit, ka reaguar reperi i njohur Fero. Artisti duket se e ka pasur mik të ndjerin teksa ka postuar në InstaStory një foto ku shihet krahë tij dhe shkroi: “Allahu n’xhenet vlla”.