President një kukull, Rama u tall me opozitën mjerane të Alibeajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Zgjedhja e presidentit të ri përcakton qartësisht tashmë se do të zgjidhet nga PS, kjo nisur nga djegja e tri raundeve të para, për të pasur konsensus me opozitën. Përse palët shkuan drejt ndarjes? Përfaqësuesi i një grupimi deputetësh të PD-së, Enkelejd Alibeaj, bëri përgjegjëse mazhorancën për prishjen e marrëveshjes, sa qëndron ky pretendim?

Jo më larg se një muaj më parë, në forumin e kësaj media, e pata thënë qartazi: Rama po bën “tallava”, pasi president do të jetë një kukull e tij”. Do kisha dashur shumë që ta kisha pasur gabim…, kjo pasi Shqipërisë, realisht i nevojitet një president dinjitoz, pavarësisht faktit se ky institucion është kthyer thuajse honorifik. Gjithsesi, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, palët nuk janë bashkuar asnjëherë, ndaj nuk ka sesi ta konisderojmë ndarje tanimë këtë fakt. Rama është talluar në mënyrën më banale të mundshme me opozitën, dhe këta sharlatanë naivë, të përfaqësuar nga personazhe groteske si Alibeaj, thjesht i mbajtën “ison”, duke dëmtuar edhe më shumë imazhin e opozitës në këtë vend. Unë nuk e kuptoj sesi Alibeaj pretendoi që atij, apo asaj pakice që ai përfaqëson, do ti lihej në dorë zgjidhja e presidentit të ri. Është tallëse. Është idioteske. Është surreale. Është pak të thuash naive dhe amatoreske Vëreni pak me kujdes qasjen e kësaj opozite “bashiste”, dhe jo thjesht në rastin e gjoja negociatave për presidentin por edhe me rastin “Miraka”. Që prej majit të vitit të shkuar, me zë e figurë, Basha dhe idhëtarët e tij kanë thënë me dhjetëra herë se, për ata, Berisha nuk është i korruptuar. “Neve nuk do ta besojmë asnjëherë këtë gjë, por përderisa e thotë Amerika dhe përderisa është shpallur non-grata, neve nuk mund të ulemi me atë”. Qesharake fare…. Nga ana tjetër, po ky grupim, prej vitesh tashmë proklamon me të madhe se Rama dhe qeveria e tij është ndër më të korruptuarat në botë…., “por ama neve jemi të gatshëm të ulemi me atë dhe siamezët e tij në çdo kohë që ai na kërkon”. E kuptoni se me çfarë opozite kemi të bëjmë(?!?)

Kështu që edhe në rastin e gjoja negociatave për presidentin e ri, duhet ta kuptojnë mirë shqiptarët se kemi të bëjmë me një tallje tr…i (ndjesë për shqipen e çartë) të Kryeministrit me “opozitën e Ali-Bardhit”, kjo për t’u dhënë të kuptojnë edhe ndërkombëtarëve, që mazhoranca i hapi derën opozitës, por këta nuk u dakordësuan mes vehtes. Nëse Alibeaj e paskësh pasur seriozisht çështjen e presidentit dhe nëse beson fort se ka më shumë sesa gjysmën e grupit parlamentar të PD-së që e ndjek prapa, në pak fjalë më shumë se 26 deputetë, atëherë si është e mundur që nuk nxorri një emër për president duke ia propozuar mazhorancën në parlament? Kushtetuta e thotë qartë se 20 deputetë mund të propozojnë një emër kandidati për president. Alibeaj thotë që kam më shumë se gjysmën e grupit me vehte, përse nuk e dërgoi një emeër me 20 apo 26 firma deputetësh në parlament dhe t’ia linte dopoio gjashtë në dorë mazhorancës? Le ta hidhte poshtë me vota Rama me rilindasit e tij propozimin e Alibeajt…. Pse nuk e bëri një gjë të tillë? Duket fare qartë se grupimi “Basha” është thjesht llazorja, paterica e Edi Ramës, ndaj edhe militanëttë e PD-së, edhe pse e dinë qe me Berishën nuk mund të ketë të ardhmen, më mirë i besojnë një 78 vjeçari, sesi një opozite të shitur si ajo që ka lënë Basha në PD.

Si rrallëherë emri i kreut të shtetit mbetet enigmë, edhe pse me gjasë mund të zgjidhet pas gjashtë ditësh, përse kjo mungesë trasparence?

E thashë edhe më lart: me heqjen e shumë kompetencave, presidenti si intitucion ka mbetur në brekë dhe kanatjere. Është thuajse më pak edhe sesa një noter. Është thjesht cereminialist, një shef protokolli i dy dy pushteteve të tjera: ekzekutivit dhe parlamentit. Në këtë këndvështrim, edhe serioziteti që i duhet thënë, për mendimin tim është stër-tejkaluar. Dhe mos mendoni se do të kemi një president si Ilir Meta. Fakti që gjatë këtyre viteve u vërejt një luftë e hapur mes presidencës, parlamentit dhe ekzekutivit ishte më së shumti për protagonistin që ishte në atë institucioni (një Ilir Metë gjithnjë aktiv), dhe faktin se për shumë kohë ishim pa Gjykatë Kushtetuese, e cila rregullon direkt mosmarrëveshjet ndër-institucionale. Tanimë, nuk do ti kemi këto probleme, ndaj ai ose ajo që do jetë president i ri, thjesht do mbajë vulën e ceremonialitetit shtetëror. Asgjë më shumë sesa kaq.

Në situatën aktuale politike, ku përçarja e opozitës sa vjen dhe thellohet, a mund të kishte luajtur politikisht kryeministri Rama duke ia lënë grupimit “Basha” (përfaqësuar nga Alibeaj) emrin e kreut të shtetit, me qëllim që ta faktorizonte dhe institucionalizonte përballë revanshit të Berishës?

Jo, unë e shoh ndryshe. Shikojeni, Ramës i intereson shumë që të ketë përballë Sali Berishën. Për të është shumë herë më e lehtë që të bëjë propagandë në popull kur si kundërshtar të ketë sërish Berishën dhe Metën. Ndaj në këtë këndvështrim, Ramës i ka interesuar kjo lloj “status-quo” e opozitës. Madje dyshoj fort që ai vetë është angazhuar që opozita të vijojë të jetë e përçarë sa më gjatë që të jetë e mundur. Grupimi Basha edhe pse në spektrin politik është edhe më keq sesa “opozita e Kërpëratës”, në planin qytetar ka më shumë shanse që të marrë vota sa majtas dhe djathtas, përkundrejt një opozite të përfaqësuar nga Berisha, i votuar kryesisht nga militantë. Ndaj edhe për Ramën është më mirë që të mos i jap kredienciale as njërës dhe as tjetrës opozitë.

Edhe pse ende nuk ka një emër, në gjykimin tuaj a do të jetë një president “i bindur” ndaj mazhorancës, apo pavarësisht se i “përgjedhur nga Rama” do të përfshihet në “pavarësinë institucionale”?

Do jetë një kukull në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Por siç e thashtë edhe më lart, kompetencat e presidentit tonë janë aq të rëndësishme sa tanimë edhe roli i tij nuk vlen në jetën politike. Ndaj, më e shumta unë uroj që të zgjidhjet një person që të ketë një lloj stature, karshi opinionin ndërkombëtar, por mos prisni asesi që krye i ri i shtetit të bëjë atë protagoniziësm politik që ka pasur Ilir Meta, i cili deri diku, për shkak të rrethanave ku ndodhej vendi, pat kaluar edhe caqet e të qenurit president mbi palët.

Lexo edhe :  Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Plator Nesturi: Presidenti konsensual “kish vdekur” që pa nisur procesi

Zgjedhja e presidentit të ri tashmë qartësisht përcakton se do të zgjidhet nga PS, pas djegies së tre raundeve të para për të pasur konsensus me opozitën. Përse palët shkuan drejt ndarjes? Përfaqësuesi i një grupimi deputetësh të PD-së, Enkelejd Alibeaj, bëri përgjegjëse mazhorancën për prishjen e marrëveshjes, sa qëndron ky pretendim?

Ndodhi ashtu siç pritej. Po shkojmë drejt raundit të katërt dhe duket se tashmë gjithshka do të varet nga grupi parlamentar i maxhorancës. U përket atyre tashmë të përzgjedhin kandidaturën për president të vendit e ta paraqesin për votim në kuvend. Tre raundet e para në të cilat iu dha mundësi opozitës për të paraqitur kandidaturat e saj, më së tepërmi u përdorën politikisht porse nuk prodhuan asnjë emër kandidati të paraqitur në mënyrë zyrtare nga 20 deputetë. Që pas dështimit të raundit të dytë pa asnjë kandidaturë për votim, u bë e qartë se nuk mund të shkohej dot drejt një presidenti i cili do të kishte konsensusin e plotë nga të gjitha palët. Socialistët të parët e kuptuan se për të arritur tek një president gjithëpërfshirës, kjo nuk mund të bëhej vetëm me një segment të veçantë të opozitës. Lufta politike brenda minorancës dhe zhvillimet e fundit në PD e kanë bërë të pamundur gjetjen e një formule bashkëpunimi. Kemi të bëjmë me deputetë që kanë të njëjtën sigël dhe që lufotjnë në llogore të ndryshme njëri tjetrin dhe kur ata nuk arrijnë dot të bashkëjetojnë brenda së njëjtës godinë, e bën mission të pamundur që të kenë një zë dhë të njëjtat interesa përballë maxhorancës. Në këtë kuptim Presidenti konsensual “kish vdekur” që pa nisur procesi. Të dyja palët në PD, pak ose aspak u morën me këtë çështje që për to nuk kish  ndonjë peshë për situatën në të cilën ndodhen. Interesi i tyre është ngërthyer në luftën civile që ndodh brenda opozitës dhe për raportet e forcës në to.

Si rrallherë emri i kreut të shtetit mbetet sërish enigmë, edhe pse me gjasë mund të zgjidhet pas gjashtë ditësh, përse kjo mungesë trasparence?

Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një parlament të fragmentarizuar kaq shumë dhe ku nuk dihen kufijtë dhe numrat që ka një forcë politike dhe sa ka një tjetër. E vetmja parti që i ka të përcaktuara numrat e saj është PS dhe lojën e saj në procesin e përzgjedhjes së presidentit e bën si të dojë pasi aktualisht nuk ka rivalë. Dikur çështja e presidentit diskutohej në treyezën e dy kryetarëve , atij të maxhorancës dhe të opozitës. Nëse merreshin vesh për emrin procedohej, nëse jo ( cfarë ishte më e zakonshmja), maxhoranca vinte veton duke përzgjedhur këdo ti kish qejfi. Kësaj rradhe situate ka ndryshuar. Në opozitë nuk ka më kryetar, ose më saktë nuk dihet kush është dhe sa përfaqëson në të vërtetë. Në këto kushte procesi nisi në parlament dhe faktorë ishin ata që kishin dhe një shumaturë më të madhe votash se rivalët brenda partisë. Por jo aq faktorë sat ë dominojnë e të vënë kushte. Sidoqoftë është diçka pozitive që procesi nisi si parlamentar, ( dhe ashtu duhet  të jetë derisa presidenti votohet në parlament), dhe jo si një Pazar midis kryetarëve të dy forcave rivale politike. Shpresoj që kjo të bëhet normë për ta shndërruar në një proces demokratik e për ti dhenë peshë hetës parlamentare.

Në situatën aktuale politike, ku përçarja e opozitës sa vjen dhe thellohet, a mund të kishte luajtur politikisht kryeministri Rama duke ia lënë “Grupimit Basha” (përfaqësuar nga Alibeaj) emrin e kreut të shtetit, me qëllim që ta faktorizonte dhe institucionalizonte përballë revanshit të Berishës?

Politikisht edhe mund ta bënte këtë duke i dhënë akses Alibeajt e të tijve për presidentin e ri. Kjo natyrisht do ti jepte një peshë atij në funksion të betejës që po zhvillon me Berishën. Dhe sa më shumë të zagjasë kjo betejë midis demokratëve aq më e lehtësuar do jetë maxhoranca nga trysnia e opozitës. Por nga ana tjetër, nëse do ti kish dhënë akses në këtë përzegjedhje Alibeajt, kjo do të dëmtonte vetë imazhin e presidentit të ardhshëm. Rithemelimi nuk do të mund ta prononte kurrsesi që presidenti të përzgjidhej nga kundërshtarët brenda partisë. Të nesërmen e këtij propozimi do të shihnim që Berisha me të tijtë do të nisnin menjëherë baltosjen e figurës së kandidatit të paraqitur dhe do ta paraqisnin atë dy herë si shërbetor, pra jo vetëm të Ramës por dhe të Alibeajt e Bashës. Duket që Alibeaj e kuptoi vetë këtë skenar dhe kjo bëri që ai të mos paraqesë asnjëherë zyrtarisht me firmën e 20 deputetëve, emrin e një kandidati të mundshëm. Në fund të fundit më mirë kështu. Opozita ka të tjera prioritete brenda saj dhe i duhet ende kohë të rigrupohet të qartësojë të ardhmen e vet. Çështja e presidentit për të ishte thjesht një procedurë parlamentare por pa ndikim në betejën e saj të brendshme dhe në fatet politike të deputetëve të ndarë të saj.

Edhe pse ende nuk ka një emër, në gjykimin tuaj a do të jetë një president “i bindur” ndaj mazhorancës, apo pavarësisht se i “përgjedhur nga Rama” do të përfshihet në “pavarësinë institucionale”?

Më duken absurd dhe të ekzagjëruara paranojat se pot a zgjedhë Rama, a gjithkush tjetër presidentin, ai do të jetë kukull e bindur në duart e tij. Kemi të bëjmë me kreun e shtetin dhe është e natyrshme që të zgjidhet një personalitet me kontribut të lartë professional apo politik. Dhe sa më profil i lartë të jetë kjo figurë, aq më pak ekziston mundësia që të jetë i përdorshëm, nga gjithkush. Në momentin që vendoset në pozicionin e kreut të shtetit dhe symbol i unitetit, tek çdokush që vendoset në atë post, nisin të procedojnë disa mekanizma të brendshëm që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e detyrës dhe integritetin e figurës. Dhe këtë integritet e kemi parë dhe në figurat e presidentëve të ndryshëm, që ndonëse i ka zgjedhur forca e tyre politike në atë post, me veprimtarinë e tyre kanë dëshmuar se mund të ngrihen mbi interesat e ngushtë partiakë e të jenë president për të gjithë shqiptarët. Kështu besoj se do të ndodhë dhe në këtë rast.

Të fundit

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

Lajme të tjera

Web TV