Sot ditë zie kombëtare/ Ish-presidenti Bujar Nishani përcillet në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërsa, ceremonia e homazheve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

 

 

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Nishani ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai u dërgua në Gjermani për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më pas u diplomua për Drejtësi. Fillimisht, ligjëroi në Akademinë Ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ndërkaq gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 2017, teksa përmbyllte mandatin e presidentit, Bujar Nishanit iu nda mirënjohja “Urdhri i Lirisë”, për kontributin për “popullin shqiptar, angazhimin për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme”.

Të fundit

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi 160 vende të lira pune, paga 1 milionë lekë

“Bashkia Shijak, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, ka hapur 160 vende të reja pune për muajin Korrik” – njofton kryebashkiaku i Shijakut Elton...

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nuk jam raciste, po mbrojmë qytetërimin tonë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj më të fundit. Artikulli shoqërues mban...

Lajme të tjera

Web TV