Rama nga selia e OKB-së: Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare të vendosen…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshillit të Sigurimit përpara kryesimit të mbledhjes së parë, tha se lufta në Ukrainë ka paraqitur sfida për mbarë botën.

Gjithashtu kryeministri Rama tha se shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara drejtësisë.

“Pas pak minutash do kem nderin të kryesoj një debat të hapur për forcimin e llogaridhënies e drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, mbështetja e OKB, janë përparësitë kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Dëmi shkatërrimtar për civilët përfshirë edhe nivelet alarmuese të pasigurisë ushqimore është një çështje shumë e rëndësishme,. Lufta në Ukrainë paraqet sfida për mbarë botën. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut te drejtësia. Siç e dimë çështja e llogaridhënies mbetet e rëndësishme. Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara përgjegjësisë. Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive për të zmbrapsur agresionin. Të forcohet mekanizmat e llogaridhënies, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet, për të vënë në vend të drejtën dhe dinjitetin e viktimave. Kemi parë shkelësit, të lihen të lirë pa pasoja, nuk duhet të lëmë askënd që të besoj që mund të kryej krime dhe mund t’ia hedh paq, kjo nuk duhet lejuar dhe as nuk duhet pranuar. Duhet të punojmë së bashku, llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit”, tha kryeministri Rama.

Kujtojmë se mes shteteve afër Shqipërisë që nuk kanë dënuar sulmet dhe agresionin rus në Ukrainë është Serbia.

Të fundit

Studimi: 1 në 20 gra po diagnostikohet me kancer gjiri

Një në 20 gra në mbarë botën diagnostikohet me kancer gjiri , ndërsa 1 në 70 ka të ngjarë...

Duan të qëndrojnë beqarë! Shenjat e zodiakut që adhurojnë lirinë

Virgjëresha Duke qenë e organizuar dhe me pritshmëri të larta, Virgjëresha nuk pranon të jetë në një marrëdhënie vetëm për hir të të qenit në...

Gjashtë të arrestuar në veri të Mitrovicës, sulmuan tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”. Policia tha se arrestimi i të dyshuarve...

‘Drejtor hipoteke që kërkon 3 mijë euro’/Rama: Denonconi tek unë, vendosini emër e figurë

Kryeministri Edi Rama sot në rubrikën ‘Sy m’ Sy’ iu përgjigj shqetësimit të një qytetari në lidhje me hipotekën. “Nëse ka një drejtor hipoteke që...

Vdekja tragjike e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, ndodhet në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV