Inflacioni në Turqi arrin nivel rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inflacioni vjetor i Turqisë u rrit në 73.5 për qind në maj, që është niveli më i lartë i regjistruar në 24 vjetët e fundit. Rritja e inflacionit besohet se është shkaktuar nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të energjisë dhe zhvlerësimit të lirës turke.

Turqia është përballur me rritje të inflacionit që prej vjeshtës së kaluar dhe monedha kombëtare turke është zhvlerësuar.

Niveli i inflacionit në maj të këtij viti është norma më e lartë që është shënuar që nga viti 1998, kur inflacioni kishte qenë 76.6 për qind. Megjithatë, parashikohet që inflacioni të arrijë në 76.55 për qind.

Çmimet e konsumit janë rritur për 2.98 për qind tha të premten Instituti turk i Statistikave.

Ndërkaq, çmimet e ushqimit dhe transportit janë rritur me 108, respektivisht 92 për qind gjatë vitit të kaluar.

Lira turke është dobësuar për 0.25 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe ky është niveli më i ulët i vlerës së saj që prej dhjetorit.gfy

Ligjvënësit opozitarë në Turqi dhe ekonomistët kanë marrë me rezerva këto shifra të prezantuara nga Instituti turk i Statistikave, duke thënë se ata besojnë se niveli real i inflacioni është shumë më i lartë

Të fundit

Kursi i këmbimit valutor 15 prill 2025! Ja me sa blihen e shiten euro dhe dollari

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99 lekë në blerje dhe 99.9 lekë...

Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme moti parashikohet të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu. Era do të fryjë në juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/s,...

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të ëmbël. Janë disa ushqime që mund...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Lajme të tjera

Web TV