Diplomimi, Rama: U punësuan 400 të rinj, nuk ka mungesë mjekësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri  Edi Rama mbajti një fjalim para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Në ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve, ai foli për mbështetjen që qeveria u ka dhënë mjekëve të rinj, edhe përmes trajtimit me bonus mujor për ata që do të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre.

Sot ka pasur një tërësi lajmesh dhe komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëria. Dua të vë në pah se ata që dalin sot nga universiteti sikundër dhe plot kolegë të tyre që janë në profesion dhe në Shqipëri, për të punuar në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe bonus mujor. Ky është fakt, siç mund ta dëshmojnë ata që janë sot në shërbim në spitale të ndryshme“, tha Rama.

Për kryeministrin Edi Rama fenomeni i largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria është një trend në të gjithë botën, ndërkohë që tha se e gjitha ishte një “fatkeqësi e trashëguar” siç ai u shpreh, nga mungesa për  vite e specializimeve.

Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjek të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë.

Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, pasqyrë transparente që nuk të lë të gënjesh. Ne nuk e kemi këtë problem. Patjetër, që jo këtu, po sot në shumë vende të Evropës, nga Kroacia, në Itali, në Spanjë e Portugali, e pastaj shtrihuni ku të doni në pjesën e re të Evropës vendet ish komuniste, lëvizja e mjekëve drejt Anglisë, Gjermanisë, vendeve të Evropës, është trend. E rëndësishme për ne është të garantojmë që këtu shqiptarëve që shkojnë të marrin shërbim mos t’i mungoi mjeku, infermierja dhe asnjë profesionist“, tha Rama.

Lexo edhe :  Rama ndan pamjet: Sokakët e Gjirokastrës nën rrezet e diellit të janarit

Duke iu drejtuar studentëve të Fakultetit të Mjekësisë Rama tha se “është bërë zakon të flitet pa respekt për ata që nën bluzën e bardhë shpëtojnë mijëra e mijëra jetë çdo vit”, por shtoi se “më vjen mirë t’u them sot që hyjnë në rrugën e profesionit në kushte më të mira sesa ato që ishin për paraardhësit e tyre“.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV