Rindërtimet pas tërmetit, Xhaçka: Prioritet familjet me fëmijë të vegjël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës në fshatrat Bubq dh Mazhë e Madhe, një prej zonave më të prekura nga tërmeti, iu bashkuan edhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “”Edit Durham”. Nxënësit, gjatë vizitës në familjet e prekura nga tërmeti dorëzuan dhe dhuratat që kishin përgatitur për bashkëmoshatarët e tyre. Rreth 120 fëmijë në Bubq dhe Mazhë të Madhe që jetojnë në çadra, kanë marrë dhuratat nga nxënësit dhe mësuesit që shoqëronin ministren Xhaçka.
Pasi falënderoi nxënësit për nismën e tyre për fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti, ministrja Xhaçka u premtoi banorëve të zonës dhe qeveria me grupet e ekspertëve po punonin me intensivisht për të përfunduar sa më shpejt verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
“Mirënjohje nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Edith Durham”, që këtë fundjavë e periudhë festash iu gjendën pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti, duke përgatitur dhurata të posaçme.
Bashkë me ta isha në Bubq dhe Mazhë e Madhe, ku sikundër në çdo zonë të dëmtuar po punojmë në garë me kohën, për të nisur procesin e rindërtimit.”- tha ndër të tjera ministrja Xhaçka në gjatë bashkëbisedimit me banorët.
Sipas të dhënave paraprake, të cilat përditësohen çdo ditë gjatë verifikimit të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj në terren, deri më sot në qarqet e prekura janë inspektuar rreth 15 mijë objekte, nga të cilat 2 300 banesa të dëmtuara rëndë, ndërsa 292 pallate deri më tani janë të pabanueshme përkohësisht.
Pas mbylljes së fazës së dytë, verifikimit të dëmeve, do të nisë puna për rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar si dhe ndërtimin e lagjeve të reja dhe banesave ekologjike (në zonat rurale) në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Laç për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV