Ky është hajduti 22-vjeçar i bankës në Koplik, i armatosur dhe me maskë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I fshehur pas maskës së filmit “Scream” dhe me armë në dorë. Personi që shihni në foto është Bekim Gurraj, një nga hajdutët që grabiti bankën në Koplik në datën 9 maj 2022.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, 22-vjeçari është futur në bankë dhe ka detyruar të shtrihet në tokë njërin prej punonjësve të BKT-së në Koplik.

I maskuar, i veshur me të zeza dhe i armatosur, hajduti terrorizon punonjësit dhe klientët e bankës dhe më pas drejtohet drejt arkës ku merr shumë e parave. Vlen të theksohet se në grabitjen spektakolare që i ngjason një skenari të filmave, Bekim Gurraj ka qenë bashkë me dy vëllezërit Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Ndërkohë sipas mediave i përfshirë në grabitje është edhe një punonjës policie që shërben pranë burgut të Reçit i cili është shpallur në kërkim. Banka u grabit mesditën e 9 majit, ku hajdutët arritën të marrin në bankën e nivelit të dytë në Koplik 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja).

Të fundit

Elon Musk nuk është i vetmi CEO që ka favorizuar Trump

Kur CEO i Spotify, Daniel Ek foli me telefon me Donald Trump, ai erdhi i përgatitur. Ek ndau statistika me...

Do jepte dorëheqjen Kushi në vend të Manastirliut? Ja si përgjigjet ish-ministria

Evis Kushi, e ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do e jepte dorëheqjen nëse...

“2025, viti i gripit të shpendëve”/ Alarmi i studiuesve: Fatal për shtatzënat

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në Institutin e Kërkimeve për Fëmijët...

TRONDITËSE/ E reja goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës

Ai u shfaq papritur në restorantin e ushqimit të shpejtë ku ajo punonte dhe pas një debati të shkurtër e sulmoi me thikë. Një...

Ku po shkojmë aktualisht ne shqiptarët?

Nga Spartak Ngjela A do të dijë qeveria aktuale, që po drejton Shqipërinë, të jetë e aftë të kuptojë se politikës amerikane, e cila është...

Lajme të tjera

Web TV