Bashkëpunëtori i ngushtë i Trump dënohet me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë amerikane dënoi bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Ai akuzohej për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Por gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se zoti Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse ai meriton një proces të ri gjyqësor siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.

Prokurorët kishin rekomanduar që zoti Stone të dënohej me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por Prokurori i Përgjithshëm William Barr dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burg. Pas ndërhyrjes së zotit Barr të katër prokurorët u larguan nga çështja.

Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.

Si presidenti ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të zotit Trump. Pritet që muajin tjetër zoti Barr të paraqitet përpara komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.

Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje zotit Barr të japë dorëheqjen duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij, ishte një “shpërfillje e hapur” e pavarësisë së sistemit gjyqësor./Voa

Të fundit

Veliaj: Ekonomia e Tiranës ishte tekstil dhe këpucë, sot është turizëm dhe IT

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar mbi transformimin dhe shfrytëzimin e disa aseteve publike në kryeqytet....

‘Ura për Shqipërinë 2030’/ Rama: Synojmë hapësira të reja me standarde europiane

Sot  u prezantua në Kryeministri, ‘Ura për Shqipërinë 2030’, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri. Gjatë prezantimit ishte i...

(Vetë) Vrasja e elitave

Ilir Yzeiri Fatkeqësia më e madhe e një shoqërie është mungesa e atyre shqisave që hetojnë sëmundjen kolektive që pllakos një vend në një moment...

PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit/ Bardhi mbledh grupin, Berisha krerët në qarqe

Partia Demokratike ka nisur tashmë përgatitjet organizative sa i përket zgjedhjeve të 11 majit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen...

Shtëpia e aktores së njohur përfshihet nga zjarret masive në Los Angeles

Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbaur nga zjarret masive të cilat kanë përfshirë  Los Angeles. Fotografitë tronditëse...

Lajme të tjera

Web TV