73 vjeçarja Xhume Hoxha jeton në çadër së bashku me 5 familjarët e saj, që pas tërmetit të 26 nëntorit. Shtëpia e familjes Hoxha në Krujë u dëmtua nga tërmeti dhe njësia vendore i vuri në dispozicion një çadër për të jetuar.
Por gjyshja 73 vjeçare thotë se jetesa për familjen e saj është bërë shumë e vështirë.
Ajo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërhyrje për t’i mundësuar familjes një kontenier, pasi në çadër nuk mund të jetojnë më.
Xhume Hoxha në rininë e saj ka punuar në ish-ndërmarrjen Artistike në Krujë, dhe pensioni si saj nuk i del as për ilaçe. Me pagat minimale të dy vajzave dhe nuses së djalit kjo familje vetëm mund të ushqehet dhe nuk ka mundësi finaciare të jetojnë në banesë me qira.