Nesër provimi i Maturës/ Kushi mesazh nxënësve: Zgjidhni degët që kërkon tregu i punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u ka uruar suksese të gjithë maturantëve, të cilët ditën e nesërme do ti nënshtrohen testit të parë të maturës, atë të gjuhës së huaj.

Kushi u uron suksese maturantëve teksa u jep disa këshilla. Ajo u këshillon nxënësve që para se të hedhin degën të vlerësojnë atë që kërkon tregu, që të kenë mundësi punësimi në të ardhme.

“Të dashur maturantë, ju nesër keni provimin e parë të Maturës dhe unë nuk mund të rrija pa ju përcjellë një mesazh mbështetës dhe urimi për këtë moment, i cili ka  një peshë të rëndësishme për të vazhduar në fazën tjetër atë të studimeve të larta.

Kthimi në normalitet pas një periudhe të lodhshme pandemie na ndihmoi që të jemi më shumë të fokusuar tek matura shtetërore. E di që keni punuar shumë. Bashkë edhe me mësuesit tuaj, për të plotësuar njohuritë e marra gjatë mësimit online por edhe për tu përgatitur për provimet. Këtë vit ka disa të ri, të cilat dua ti ndaj edhe një herë me ju dhe tju inkurajoj që ti shfrytëzoni sa më mirë.

Sidomos ju që do të studioni në Shqipëri, duhet të jeni më shumë optimistë, se cilësia e Arsimit të Lartë në vend fal procesit të ndërkombëtarizimit po rritet çdo ditë e më shumë. E ndërkohë pak ditë më parë ne kemi përcaktuar programet e studimit prioritet ndërkombëtar, të cilat do tju ofrojnë jo vetëm përjashtim nga tarifat por dhe mbështetje financiare. Veç dëshirës dhe pasionit, konsideroni edhe ato programe për të cilat ka nevojë tregu i punës dhe zhvillimi i vendit me qëllim rritjen e mundësisë të punësimit në të ardhme. Por hapi i parë janë provimet e maturës, do ju këshilloja që të punoni të qetë dhe me besim në vetvete, por edhe besim tek procesi sepse edhe ne kemi punuar fortë për të marrë të gjitha masat që nga hartimi i tekstit, tek kushtet e ambienbit dhe vlerësimi me saktësi maksimale.

Lexo edhe :  Rama takim me strukturat e PS: Misioni ynë, ngritja e flamurit shqiptar në BE

Gjithçka që ju të jepni maksimumin tuaj. Ju lutem respektoni rregullat gjatë provimit, jo vetëm për veten tuaj por edhe në respekt të shokëve dhe shoqeve” tha Kushi ndër të tjera.

Të fundit

A do të bëhet Shqipëria Greqia e re? Rama nga Berlini: Hajdeni tek ne dhe do të kurseni

Rama: Shqipërisë i është dhënë e drejtë mes kombesh, shumë prej mbrojtësve të hebrenjve ishin myslimanë. Ata nuk ishin...

E rëndë në Elbasan, 57-vjeçarja gjendet e pajetë nga familjarët brenda banesës së saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëmrizë të Elbasanit, ku një 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Sipas burimeve...

Kultivonte kanabisin në serë,arrestohet në Madrid shqiptari! Ekstradohet drejt Shqipërisë

Ekstradohet nga Madridi, një shtetas i akuzuar për kultivimin dhe prodhimin e rreth 87 kg Cannabis, në një serë në fshatin Bardhaj, Shkodër. Si rezultat...

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 66% të votave me postë

124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar dire në mëngjesin e së...

‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më...

Lajme të tjera

Web TV