Fuqia SHBA/ Me “qetësi dhe dashuri”, Meta shkon tek Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i shtetit, Ilir Meta, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadës Amerikane në Tiranë për të marrë pjesë si ish-ministër i Jashtëm. Bashkë me të ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha. A janë thyer akujt mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe presidentit Ilir Meta? Përplasja e fortë në akuza të rënda para zgjedhjeve dhe “zbutja” e Metës që pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA.

Dashuri dhe urrejtje duken marrëdhëniet e politikanëve tanë dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Dikur bërtisnin dhe akuzonin njeri-tjetrin, ndërsa mbrëmjes e së mërkurës janë shtërnguar duart dhe kanë komunikuar me buzqëeshje. Ambasadorja Yuri Kim para një vit është konfliktuar publikisht me Presidentin Ilir Meta për shkak të gjuhës që ai përdori gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Në një prej emesioneve televizive, presidenti la të kuptohej se Kim mund të ishte pjesë e një fushate ndërkombëtare lobimi kundër tij e udhëhequr nga Serbia. “Ka qarqe të korruptuar. Ka lobim të paguar nga Serbia, atje (në SHBA) dhe në vendet e tjera, të cilët përdorin përfaqësuesit e Amerikës kundër Ilir Metës”, tha presidenti shqiptar. Gjithashtu Meta pretendoi se Kim i ka thënë atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty”. Po pritja që bëri ambasadorja në Ambasadën Amerikane dukej si një zënkë e së kaluarës. Kjo vetëm si dukje, pasi raporti i SHBA-ve me kreun e shtetit mbetet ende në pikëpyetje serioze. Çdo përfaqësues i lartë amerikan që ka vizituar vendin tonë ka shmangur takimet me Metën. Megjithatë kreu i shtetit menjherë pas zgfjedhjeve të 25 prillit 2021 ka zbutur tonet si ndaj përfaqësuesve diplomatikë amerikanë në Tiranë, ashtu edhe ndaj qeverisë. Tashmë është e qartë që Meta do marrë drejtimin e LSI-së dhe është shumë afër me Berishën, pavarësisht se “qejfëmbëtjet” mes tyre kanë nisur ende pa filluar bashkëpunimi politik. Berisha akuzoi Metën se ka shkëlur Kushtetutën kur vendosi që të dekretonte lirimin nga detyra të gjeneral Bajram Begajt, pak orë para se ai të votohej si president i ardhshëm. Pretendimi i Berishës ishte se presidenti i vendit nuk mund të firmosë dekrete gjatë kohës kur ndodhet jashtë vendit dhe Meta të shtynën e kaluar kur u votua Begaj ishte për vizitë në Stamboll, nga ku hodhi edhe firmën pas një korrespondence elektronike ndërmjet institucioneve. Ndërkohë, ajo që ra në sy ishte edhe prezenca e ish-kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Darka e organizuar nga Ambasada Amerikane bëri bashkë për herë të parë pas disa kohësh edhe presidentin Ilir Meta dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha të cilët kanë mbajtur ndër vite postin e ish-ministrit të jashtëm. Konkretisht Meta e ka drejtuar këtë dikaster në vitet 2009-2010 dhe 2002 –18 korrik 2003, ndërsa Basha në vitet 2007-2009.

Lexo edhe :  Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë, ja akset që do të bllokohen

Takimi
Me rastin e festimeve për 100-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim mblodhi në një darkë “të veçantë” të gjithë politikanët të cilët kanë shërbyer si ministra të Jashtëm të vendit tonë që prej vitit 1991. Kim priti në “Shtëpinë Ryerson” Presidentin Ilir Meta, ish-kreun e PD, Lulzim Basha, Ylli Panaritin, Ditmir Bushatin dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në një njoftim të ambasadës thuhet se ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre.

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV