Tragjike/ Po raportonte live aksidentin e rëndë, gazetari zbulon se viktima ishte i biri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi nga mediat e huaja.

Bëhet me dije se një gazetar, i identifikuar si Carlos Alberto Baldassari, shkoi në vendin e një aksidenti mes një makine dhe një kamioni për të dokumentuar ngjarjen, por ajo që zbuloi e tronditi aq shumë sa i ndryshoi të gjithë jetën.

Teksa po raportonte detajet drejtpërdrejt në Facebook, gazetari kuptoi se viktima e aksidentit ishte djali i tij. 32-vjeçari Tiago Cequeto Baldassari.

Ndër të tjera mësohet se ngjarja ndodhi në autostradën Antônio Machado Sant’Anna në Brazil.

Siç raportojnë mediat lokale, kur ka marrë vesh se djali i tij kishte vdekur në aksident, gazetari ka ndaluar menjëherë transmetimin e drejtpërdrejtë në Facebook. Pavarësisht gjithçkaje, ai donte të përfundonte punën e tij dhe, më pas, filloi një “live” të ri, në të cilin shpjegoi atë që sapo kishte zbuluar.

“Kjo është jeta e një gazetari. Shumë njerëz ndoshta nuk do ta kuptojnë momentin që po jetoj. Njeriu që humbi jetën në aksident është djali im, Tiago – tha Baldassari me zërin e thyer nga dhimbja. – Sot në mëngjes erdha për të mbuluar këtë lajm dhe kur erdha…e kuptova që ishte djali im. Fatkeqësisht në këtë botë jetojmë në lajme, ka raste kur shkojmë për të mbuluar ngjarjet dhe zbulojmë që familja jonë është përfshirë.. Sot ishte djali im. Zoti e mirëpret krahëhapur, ishte djalë i mirë, me zemër të mirë”, shtoi ai.

Tiago ka lënë pas gruan, tre muajshe shtatzënë dhe një vajzë 8-vjeçare.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV