Shpërndanin kokainë në ish-Bllok, pranga dy të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e kryeqytetit vënë në pranga dy të rinj, pasi akuzohet se shpërdanin kokainë në zonënë e ish-Bllokut.

Në njoftimin e shpërndarë për median thuhet se Policia ka arrestuar L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, pasi në bashkëpunimin menjëri-tjetrin shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Policia u ka sekuestruar 402 gramë kokainë,  një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Tjetër goditje në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat”.

Sekuestrohen 402.7 gr. lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike dhe një sasi parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. T., 33 vjeç dhe V. T., 28 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë.

Për këta shtetas, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka pasur informacione të marra në rrugë operative se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Lexo edhe :  Plagoset me armë një 27-vjeçar në Tiranë

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjetat” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Prokop Mima”, është ndaluar për kontroll automjeti tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e shtetasit L. T, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 402.7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotik

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV