“Nga Malaga në krye të grupit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfidat e Uefa Nations League si dhe merkato e klubeve të mëdha europiane janë në fokus të gazetave më të njohura sportive.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“Nga Malaga në krye të grupit” shkruan “AS”, pasi Spanja kaloi në krye të grupit A të Ligës së Kombeve, me një fitore mbresëlënëse 2-0 ndaj Republikës Çeke në Malaga, duke përfituar nga disfata e Portugalisë në Zvicër.

Prima Pagina AS 13/06/2022

Për fitoren e Spanjës ndaj Republikës Çeke rezervon faqen e saj të parë dhe “SPORT”, e cila mban titullin: “Liderët”.

Prima Pagina Sport 13/06/2022

Ndërkohë, “Mundo Deportivo” e quan triumfin e “La Rojas” si një dopietë perfekte, që i dha kombëtares së Enrique kryesimin e grupit.

Prima Pagina Mundo Deportivo 13/06/2022

“Festat e fundvitit” është titulli i “Marca” për kryesimin e kombëtares spanjolle në Nations League.

Prima Pagina Marca 13/06/2022

“Asnjë armëpushim” është titulli i “L’Esportiu”, që shkruan për përballjen me Barcelonës dhe Real Madrid në basketboll.

Prima Pagina L'Esportiu 13/06/2022

“Rrezik i kuq” është titulli i “Mirror Sport”, që i referohet kombëtares angleze dhe veçanërisht dyshen e Manchester United, Sancho dhe Rashford, të cilët trajneri Southgate i ka paralajmëruar se duhet të djersisin shumë për tu marrë në botëror.

Prima Pagina Mirror Sport 13/06/2022

“Gënjeshtar  i mirë” është titulli i “L’Equipe”, e cila flet për kombëtaren franceze me fokusin tek Mbappe dhe Nkunku para sfidës me Kroacinë.

Prima Pagina L'Equipe 13/06/2022

“Milani për një 10-ësh” është titulli “La Gazzetta dello Sport” që i kushton faqen e parë merkatos së kuqezinjve.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 13/06/2022

Edhe “Corriere dello Sport”, ka po ashtu në fokus merkaton e kuqezinjve dhe kryesisht objektivin Asensio, për të cilin duhet të sfidohen me Arsenal dhe Manchester United.

Prima Pagina Corriere dello Sport 13/06/2022

“Pogba, Dovbyk, Dybala, si do të përfundojnë?” është titulli i “Tuttosport” që ka në fokus merkaton e klubeve italiane dhe atë të Juventusit kryesisht.

Prima Pagina Tuttosport 13/06/2022

Të fundit

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Lajme të tjera

Web TV