Drejtori i FBI-së pret në takim drejtorin e policisë shqiptare, Gledis Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtor Nano, gjatë vizitës disaditore në Uashington, krahas takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë, zhvilloi një takim të veçantë me Drejtorin e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christopher Wray.

Drejtori i FBI Christopher Wray përgëzoi Drejtor Nanon, për kurajon dhe profesionalizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetjen e palëkundur të agjencive ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit.

Vizita përforcoi marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunuese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano më herët u takua edhe me zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm, njëkohësisht Këshilltar për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë Diplomatike të Departamentit të Shtetit për Sigurinë dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Vizita në Uashington theksoi partneritetin SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta, trajnimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Të fundit

Marrëdhenie ‘toksike’/ Trump ‘zemërthyer” nga Musk: As që më shkon mendja për të!

Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika në mediat sociale ndërsa marrëdhënia e...

Pensioni i 13-të për pensionistët/ Çfarë pritet të ndodhë deri në vitin 2030

Radonshiqi e ftuar në një studio televizive u shpreh se pensioni i 13-të është një moment pozitiv dhe vjen në kuadër të përshtatjes së...

“Mbylle gojën, vogëlush”/ Ministri polak tallet me Elon Musk, pas përplasjes me Trump

Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Tëitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse ua ndal...

Ndeshja Shqipëri-Serbi!/ Zona pranë stadiumit do ketë bllokim të pjesshëm sot dhe nesër

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i Serbisë deri te stadiumi “Arena Kombëtare” do të...

Plagosja e çiftit në Gosë të Kavajës, shkak u bë qeni

Qeni i zhurmshëm, që lehte nëpër lagje, duket se ka qenë burimi i konfliktit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, që çoi në plagosjen e...

Lajme të tjera

Web TV