Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Lenarčič vizitoi sot kopshtin “1 Qershori”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Z. Janez Lenarčič vizitoi sot kopshtin “1 Qershori” në Durrës, në prezencën e Kryetares së Bashkisë Durrës Znj. Emiriana Sako, përfaqësuesve të BE-së dhe UNDP-së në Shqipëri, stafit mësimor dhe fëmijëve.

I riparuar në kontekstin e Programit “EU4Schools” prej më shumë se një viti, kopshti “1 Qershori” i shërben 163 fëmijëve, 10 edukatoreve dhe 12 mijë banorëve të komunitetit.
Gjatë kësaj vizite, Komisioneri Lenarčič vizitoi ambientet moderne të kopshtit, ndërveproi me fëmijët, si dhe ndoqi nga afër një orë mësimore ekstra-kurrikulare (simulim) se si fëmijët duhet të reagojnë në rast rreziku të një zjarri.

23 objekte arsimore janë rindërtuar ose riparuar deri më tani falë #EU4Schools dhe i shërbejnë drejtpërdrejtë 7,325 fëmijëve/nxënësve e 445 mësuesve. Ndërkohë, puna vijon me intensitet të lartë në 16 objekte të tjera arsimore, të cilat janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Programi financohet nga #BE me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDPAlbania, duke u mbështetur në dy parime kyçe: #RindërtojmëMëMirë dhe #RindërtojmëSëBashku. Pjesë e tij janë institucionet arsimore, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në nëntor të vitit 2019-të.

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV