Ambasadori shqiptar “përplaset” me ambasadorin rus: Mos e përmend Ramush Haradinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një diskutim për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kundër krimeve të luftës u bë shkak për një debat shqiptaro-rus në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha solli shembullin e luftërave në ish-Jugosllavi si shembull i nevojës për institucione që ndëshkojnë kriminelët e luftës. Në një moment pati një përmendje të ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga ana e përfaqësuesit rus, Vasily Nebenzya. Ambasadori Hoxha tha se “nuk duhet zinte në gojë ish-kryeministrin e Kosovës sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm”.

“Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë. A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Ai bëri thirrje që puna e drejtësisë të vazhdojë dhe të mos ketë afate skadimi, por nënvizoi edhe një pikë tjetër. Veprimi i drejtësisë ndaj krimeve të luftës nuk do të ketë sukses, nëse vazhdohet me glorifikimin e kriminelëve, kur udhëheqës politikë përpiqen të manipulojnë historinë dhe të pretendojnë se krimet madhore në vende si Vukovar, Srebrenicë, Reçak etj nuk kanë ndodhur.

Të fundit

Spiropali:“Dikur një fjetinë, sot një pushtet i së bukurës falë punës së Erionit”

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit. Duke folur në Samitin e...

Spiropali merr pjesë në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mori pjesë sot në Samitin e Paktit të Qyteteve të...

Berisha zbulon detajet udhëtimin në Berlin: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zbuloi detaje nga udhëtimi në Berlin. Ai u shpreh se në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së në...

Disa tërmete godasin Napolin në zonën pranë vullkanit

Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë (INGV). INGV tha...

Çela takon Prodën, masa për hetimin e shpejtë të krimeve zgjedhore

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është takuar ditën e sotme me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela...

Lajme të tjera

Web TV