“Bota është plot me adoleshentë që kalërojnë pa shalë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Adoleshenca, për disa fillon si një kalë i pashtruar me “kam mendimin tim”, vijon me Idealizime e rebelizma për “padrejtësitë” e konstatuara e të drejtat që u takojnë e më pas përmbyllet me melodrama dorëzimi.

Këto faza, megjithëse nuk shihen kaq dramatike tek të gjithë fëmijët në të njëjtën moshë, përjetohen e duhen përjetuar gjatë kësaj faze, duke u konsideruar si gurë kilometrikë të rëndësishëm zhvillimi për pjekurinë e fëmijës. Kush nuk i përjeton gjatë adoleshencës, do i përjetojë në një moshë më të rritur por që duken të papërshtashme për shoqërinë: “është ende adoleshent që kalëron pa shalë” do shprehej Dr. House me sarkazmën e tij.

Adoleshenca është një fazë kalimtare që ndan fëmijërinë nga mosha madhore dhe që ka pubertetin si momentin qëndror të saj. Ndonëse literatura përcakton periudhën nga 12 – 22/25 vjeç, duke marrë parasysh diferencat individuale të gjithsecilit, kufijtë janë të lëvizshëm nga individi në individ…ka adoleshencë që fillon dhe 90 vjeç…

Kjo fazë zhvillimi shihet si metamorfozë, si një shndërrim i Fëmijës drejt një të Rrituri. Lënia pas e mbështetjes së familjarëve  dhe përpjekjet torturuese  për tja dalë vetë në jetë shoqërohen me dëshirën për të treguar se “Jam i zoti t’ia dalë vet në jetë”. Por nga ana tjetër kjo fazë shoqërohet dhe me shumë vuajtje, probleme, lot, sjellje jo të përshtatshme e kriza psikologjike emocionale të shoqëruara me mendime çoroditëse.

Biologjikisht, adoleshenca shënohet me fillimin e pubertetit dhe ndryshimeve fizike si dhe një periudhë për ndryshime të mëdha në rritjen dhe pjekurinë e trurit.

Në aspektin kognjiktiv, adoleshenca karakterizohet nga përmirësimi i të menduarit abstrakt, i dijeve dhe i arsyetimit logjik.

Në aspektin social, adoleshenca është një periudhë për përgatitjen e roleve sociale adulte të përshtatshme të tilla si; të qenit  punëtor apo një partner romantik.

Kjo është një fazë “ndryshimi” kaq dramatike sa mund të përshkruhet si “krizë identiteti”, “normal kundrejt të qënurit anormal”.

Sjellje të reja shfaqen dhe prindërit e pjestarë të familjes mund të frustrohen apo irritohen prej këtyre sjelljeve. Zakonisht vëmendja zhvendoset drejt grupeve shoqërore, çka e bën të vështirë përqendrimin në mësime duke shfaqur vështirësi për t’u motivuar në detyrat që  kërkohen.

Disa nga besimet tipike të  adoleshentëve si “Jam i pavdekshëm” , “Të gjithë po më shohin mua, më gjykojnë mua”, mendojnë se kanë vetëm ata të drejtë dhe se i dinë e mund t’i bëjnë të gjitha çon në ndërrmarjen e shumë sjelljeve të rrezikshme dhe me pasoja potencialisht negative.

Nevoja e ekzagjeruar për të marrë miratimin e bashkëmoshatarëve apo për të qënë pjesë e një grupi si dhe për të përjetuar Emocione të forta – reflektohet me sjellje të rrezikshme për ta si aksidente me makina/ motorra, përdorim të substancave dhe pijeve alkolike, seksi i pambrojtur etj. Shumica e këtyre sjelljeve bëhen për të bërë përshtypje si dhe për të sfiduar frikërat e tyre përgjatë eksperimentimit të eksperiencave të reja.

Lexo edhe :  Ku jemi ne shqiptarët?

Truri i adoleshentit ndryshon nga ai i të rriturit: është akoma në zhvillim dhe do të vazhdojë të zhvillohet deri në maturim, nga mosha 22-24 vjeç. Ndryshimet madhore në zonat specifike të trurit të përgjegjshme për vetëkontrollin, gjykimin, emocionet dhe organizimin zhvillohen midis pubertetit dhe pjekurisë. Ndaj, vendimmarrjet e këqija, shpërthimet e egra dhe emocionale që karakterizojnë adoleshencën janë të shpjegueshme.

Gjatë viteve të adoleshencës ndodh një fazë e dytë e zhvillimit të shpejtë të trurit – faza e parë ka ndodhur në 18 muajt e parë të jetës – dhe më pas ato lidhje të neuroneve në tru që nuk janë përdorur zhduken, ndërsa ato që janë përdorur bëhen më të forta, proces ky i quajtur “krasitje” që e bën trurin më efikas.

Zhvillimi i trurit te adoleshentët mund të kontrollohet në mënyrë të ndërgjegjshme nga vetë adoleshentët duke u ndihmuar nga të rriturit: ata që mësojnë dhe trajnohen për të organizuar mendimet e tyre, për të kuptuar koncepte abstrakte, dhe për të kontrolluar impulset e tyre, krijojnë bazën e funksioneve nervore për gjatë gjithë jetës së tyre.

Vendimmarrja në mënyrë të ndërgjegjshme dhe përshtatja e stilit të shëndetshëm të jetesës në adoleshencë, do të ndikojë në pjesën tjetër të jetës së tij, sikurse dhe “zakonet e këqija”.

Studimet tregojnë se adoleshentët janë më të prekur se të rriturit ndaj efekteve negative të alkoolit, specifikisht në aftësitë për të mësuar dhe kujtuar. Ata që përdorin alkol apo substanca narkotike vazhdimisht mund të vuajnë efektet afatgjata, mund të kompromentojnë funksionimin e trurit dhe kanë efekte negative afatgjata në zhvillimin e trurit të tyre.

Ndoshta, në gjithë jetën, është periudha më e dhimbshme, por njëkohësisht dhe më emocionuesja. Disa prej adoleshentëve, ata që nuk ndihmohen/ që nuk kuptohen/ që nuk mbështeten por në disa raste edhe ata që përkëdhelen shumë – mund të izolohen nga vështirësitë që shfaq kjo periudhë  duke mos u përballur me eksperiancat, të frikësuar izolohen duke “u bllokuar në fëmijërinë e tyre të sigurtë pranë familjarëve”e rrjedhimisht duke “mos u rritur”, “ duke mos lulëzuar”. Disa syresh, që imitojnë të rritur që kanë ngelur fëmijë, mbeten të frikësuar gjithashtu.

Në momentin që “vendoset shala gjatë kalërimit”, mund të themi se adoleshenca ka përfunduar për t’ja lënë rrugën moshës së rritur me përgjegjësitë që e karakterizojnë.

Kush kërkon që të rritet, dhe ka vetbesimin se mundet, hidhet në veprim…

“ adoleshenca është mosha kur djemtë nuk dinë nëse duhet të vazhdojnë t’i rrahin vajzat apo të fillojnë t’i puthin – Gene Wilder

Nga Rudina Koromani

Psikologe Klinike

#adoleshenca #krijimiidentitetit #pjekuria

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV