E kthyen Katalonjën në “Lazarat”/ Shkatërrohet banda me 56 shqiptarë në Spanjë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë që merrej me kultivimin e kanabisit është goditur në Barcelona të Spanjës, duke çuar pas hekurave 56 persona, të moshës nga 19 në 58 vjeç.

Autoritetet vendase bëjnë me dije se aksioni për goditjen e këtij grupi nisi në 24 maj të këtij viti, pas mbajtjes nën vëzhgim të një elektriçisti, që merrej me riparimin dhe kryerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike në dhjetra godinat ku rritej kanabisi.

Ndërsa gjatë aksionit më të fundit të policisë spanjolle janë kapur plot 1250 kilogramë sytha marijuane, 22600 bimë, 225765 euro “cash” si dhe një pistoletë. Pasi të çmontohen pajisjet, banesat do t’i kthehen pronarëve legjitimë, ndonëse kanë pësuar dëme të konsiderueshme për shkak të përshtatjes për kultivimin e drogës, raporton newsbomb.al.

Shqiptarët kultivonin dy lloje kanabisi në 28 banesa: amnezi dhe kritike, kilja e të cilëve varionte nga 2300 në 2500 euro dhe transportohej në rrugë tokësore në shtete të tjera të Europës.

Organizata kriminale fitonte 12 milionë euro në vit

Autoritetet spanjolle besojnë se vetëm nga shitja e kanabisit në Katalonia, organizata e shqiptarëve fitonte më shumë se tre milionë euro në vit, një shifër që tre apo katër fishohet për pjesën e kanabisit që eksportohej në vende të tjera të Europës. Në total, mendohet se organizata fitonte rreth 12 milionë euro në vit, ndaj autoritetet kanë nisur paralelisht edhe një hetim për pastrim parash.

Një pjesë e madhe e të ardhurave investohej në blerjen e bareve dhe restoranteve në Barcelonë. Ndërsa një pjesë tjetër dërgohej në Shqipëri e fshehur në valixhe apo përmes transfertave të vogla bankare.

Lexo edhe :  I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Shqiptarët kishin arritur të mashtronin edhe kompaninë e furnizimit me energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm prej rreth 1.5 milionë euro. Nga prodhimi i kanabisit në 28 banesa, shqiptarët kishin konsumuar 4.39 GWh energji elektrike apo sa konsumi vjetor i 1256 familjeve katalanase.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV