Belind Këlliçi ‘thyen heshtjen’ dhe reagon për herë të parë ndaj sulmeve të Evi Kokalarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belind Këlliçi ka paditur për shpifje Evi Kokalarin, që e akuzon për manipulim të votave në zgjedhjet e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një prej postimeve të saj në rrjetin social “Facebook”, Kokalari shkruanre se “duhet t’i vijë turp Belind Këlliçit dhe shokëve të tij të ngushtë që nxorrën anëtarë të Këshillit dhe anëtarë të Forumit Rinor të lobojnë për të dhe për Fatbardha Kadiun në 22 maj”.

Demokrati thotë se sulmet e Kokalarit kanë nisur kur Sali Berisha nisi takimet e Foltores me demokratët në të gjithë vendin, ku iu bashkua dhe FRPD, bashkë me vetë Këlliçin.

Sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpërndara prej saj”, njofton Këllilçi.

“Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook.
Duke njohur së brendshmi situatën politike në Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë të vështirë për të dalë nga përplasjet e muajve të fundit, kam qëndruar i heshtur për t’i dhënë hapësirën Zj. Kokalari t’i japë zë të gjithë mllefit, xhelozisë dhe urrejtjes për të rinjtë në Partinë Demokratike.
Ky sulm nuk është i beftë. Gatitej që nga koha kur në Foltoret e nismuara nga Doktor Berisha, përpos Zj. Kokalari, u pozicionuan të rinjtë e FRPD; mes tyre edhe unë.
Kam zgjedhur të mos i përgjigjem me “dazibao” akuzave dhe me komente Facebooku, prandaj sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpërndara prej saj.
Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Zj. Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar “klan” brenda PD.
Maloren e politikës, unë Belind Këlliçi, e kam ngjitur së bashku me të rinjtë e FRPD, në shumë fushata derë më derë, qindra e qindra protesta kundër qeverisë, dhe do të vazhdoj me ta krah për krahu si ditën e parë.
Këto akuza nuk më japin aspak dhimbjen e dhunës së ushtruar ndaj nesh komisariateve të policisë e nuk janë gaz lotsjellës që të lotoj prej tyre, mirëpo i kam përjetuar të gjitha me jo pak mërzi, por gjithnjë brenda pritshmërive politike.
Zj. Kokalari iu desh kohë për të më goditur me disa prej akuzave dhe shpifjeve të përdorura nga socialistët kundrejt meje. Nuk është rastësi që këto etiketime janë hedhur në qarkullim fillimisht nga Erion Veliaj përpara dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiakun unë e luftoj politikisht para dhe pas Foltores, ndërkohë që akuzuesja ime i është publikisht mirënjohëse për gadishmërinë ndaj fondacionit të saj! Zj. Kokalari kërkon të jetë etaloni i konservatorizmit në Partinë Demokratike. Kjo është e drejta e saj.
Unë kërkoj një Parti Demokratike për të gjithë, ku anëtarët të shprehen lirshëm, pa u druajtur se do të kalojnë në sitën e zonjës. Po këto janë opinione politike, të cilat ne mund t’i zgjidhim pa përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj mendimit ndryshe dhe pa ndërmarrë fushata linçuese ndaj njëri-tjetrit, sepse demokratët janë lodhur nga sherrnaja. Tashmë Zj. Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. Bujrum të vijë dhe të faktojë qoftë dhe një akuzë të vetme!
Për të gjitha akuzat, fyerjet, mesazhet telefonike dhe nxitjen për fyerje dhe linçim ndaj meje dhe FRPD, në vigjilje të Ditës Botërore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, sot e padita Zj. Kokalari dhe i kërkova gjykatës dëmshpërblim.
Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik.
Rrjetet e mia sociale janë të hapura për komunikim me cilindo prej jush. Unë nuk i limitoj komentet në faqen time në Facebook. Uroj që kjo të mos shihet si shumë liberale! Unë do t’i përmbahem gjithnjë etikës së komunikimit dhe nuk do të diskutoj për mungesën e koherencës së askujt, pavarësisht se Zj. Kokalari mund të tentojë të përdorë në gjykatë luhatjet e saj të shpeshta publike për të mohuar të pamohueshmen e shkruar.
Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mbështetjen e pakursyer tashmë prej vitesh ndaj meje! Gjithmonë mirënjohës ndaj të rinjve të FRPD dhe Partisë Demokratike”.

Të fundit

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë

Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan. Një person me origjinë runmune hyri në bazilikë dhe rrëzoi...

Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Viti turistik nis i mbarë për Shqipërinë teksa për muajin janar shënohen 14.5% më shumë turistë se një vit më parë. Sipas ministrisë së Turizmit...

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë një sërë vendimesh që, pa...

Lajme të tjera

Web TV