Komentuan veshjen e saj në Ukrainë, Spiropali: Ishte akt higjenik, ishim 24 orë në tren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Elisa Spiropali u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që komentuan ndërrimin e veshjeve të saj gjatë vizitës zyrtare në Ukrainë.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, ku vetëm udhëtimi me tren ka zgjatur 24 orë vajtje-ardhje. sipas saj, ndërrimi

Pjesë nga intervista: 

Publiku është kurioz edhe për detaje, ku drekuat, ku darkuat, ku fjetët? Mund të na zbuloni diçka?

 

 

Elisa Spiropali: Asgjë e veçantë, drekuam me presidentin, pastaj ishim në 24 orë në tren, nuk qëndruam, ishim në lëvizje.

Sigurisht ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?

Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty,  sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake.

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV