Pasditen e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës pranë bregdetit të Tales, në Lezhë.
Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa era e fortë është duke favorizuar flakët.
Ndërkohë flakët janë duke u mbajtur nënë kontroll dhe deri tani nuk janë rrezik për banesat.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse si dhe policia. Sakaq, janë djegur afërsisht rreth 15 hektarë tokë.