Paralajmërimi për kallëzimin në SPAK, Gjonaj: Meta ka në dorë vetëm dorëheqjen e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës që Presidenti Meta i bëri Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, për paralajmërimin se do ta kallëzonte penalisht  në SPAK, ka ardhur edhe reagimi i ministres.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjonaj shprehet se është e gatshme për t’u përgjigjur para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë, sa i përket faktit që Meta tha se e ka humbur besimin e tij si ministre dhe duhet të japë dorëheqjen, Gjonaj thekson se “Presidenti ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij”.

Kujtojmë se Presidenti Meta paralajmëroi të kallëzojë në SPAK ministren Gjonaj, pasi tha se është ajo që ka kërkuar botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë për pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese ku Arta Vorpsi radhitej e para.

Reagimi i plotë i Gjonat:

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër./Fjala.al

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV