“Mora policinë!”/ Beniada Nishanit nuk i ndahen sherret as në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP1” Beniada Nishani është rikthyer në Itali për disa kohë pas eksperiencës së saj në televizonet shqiptare. Si duket ky rikthim nuk ka qenë aspak i mirë për të pasi është përballur me një situatë jo të këndshme.

Beniada ka treguar në Instagram-in e saj se ka debatuar me komshien pasi i kishte zënë garazhin e makinës. Pas sherrit e gjithë situata ka kaluar në ofendime. Beniada e ka zbutur të gjithën me pak nota humori duke thënë se ka qenë gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë teksa ka shtuar se e gjithë situata e ka bërë shumë nervoze.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze.“– ka treguar Beniada duke përdorur nota humori.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV