Tjetër humbje për Putinin, koloneli i 55-të humb jetën gjatë luftës në Ukrainë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daily Mail ka publikuar Pamjet dramatike t cilat  tregojnë momentin kur një kolonel rus rrëzohet me helikopterin e tij pasi u godit me një raketë ukrainase.

Nënkoloneli Sergey Gundorov, 51 vjeç, u godit pranë Volnovakha në Donbas. Siç shihet dhe nga pamjet helikopteri ushtarak fluturoi dhe pak pasi u godit nga raketa portative tokë-ajër dhe u rrëzua më pas në tokë duke shpërthyer në flakë Gundorov është koloneli i 55-të i njohur rus që u vra në luftën në Ukrainë, ai zotëronte plotë tre Urdhra të Guximit, të fituar më parë.

Koleneli ndërroi jetë më 16 qershor, ndërkohë që vdekja e tij është pranuar sot nga autoritetet ruse. Ndër ngushëllimet për kolonelin, baba i martuar i dy fëmijëve, ishte një mesazh nga djali i tij më i vogël adoleshent Ilya duke thënë thjesht: “Të dua babi”.

Vdekja e tij vjen pas humbjes së dy kolonelëve të njohur javën e kaluar – kolonelit Sergei Krasnikov, 56 vjeç, i dekoruar me shumë medalje dhe i cili kishte dalë vullnetar për t’u bashkuar me forcat për të shkuar në luftë, si dhe kolonel Sergei Postnov – në të 40-at.

Kujtojmë se Putin ka humbur gjithashtu të paktën 11 gjeneralë. Humbjet e përgjithshme ruse besohet të jenë mbi 30,000.

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV