Vuçiç i rikthen sytë nga e kaluara, Serbia nuk heq dorë nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vetë Serbia shprehen se po shohin nga e ardhmja, Beogradi vazhdon t’i mbajë sytë nga e kaluara e përgjakshme.

Mini-Shengeni ballkanik midis vendeve të lartpërmendura ka përjashtuar Kosovën, duke e lënë si jetime në mes të Ballkanit.

Kjo i ka dhënë hapësirë Serbisë të vijojë me tezën e saj se nuk do ta humbë asnjëherë Kosovën.Mediat serbe janë ato që e përforcojnë edhe më shumë këtë fakt, ku B92 shkruan se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga Kosova. Madje nëse e bën një gjë të tillë do t’i shtohen më shumë armiqtë.

Në një Today’s Politics, presidenti i Unionit Kombëtar Rus, Sergei Baburin.

Nëse Serbia do të hiqte dorë nga Kosova, nuk do t’i ndalonte armiqtë e popullit serb të hapnin kriza të reja. Askujt nuk i intereson paqja në Ballkan. Është më e lehtë të menaxhosh popujt që janë në konflikt ”, thotë Baburin.

Ai thotë se Serbia duhet të vazhdojë të sillet si në rastin e Kinës me Tajvanin, i cili u ndaj në vitin 1949, por vazhdon të mos njihet nga Kina zyrtare.

Ndërkaq, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë në pikën më të ulët të tyre. Ndërsa pritet krijimi i qeverisë së Kosovës, për t’u rikthyer te dialogu me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Fjala.al/

Të fundit

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

Lajme të tjera

Web TV