Sazan Guri: NASA do ngrejë anijet kozmike në Tomorr! Hyrja në Berat do jetë 10 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambientalisti i njohur Sazan Guri bëhet shpesh objekt i mediave për deklaratat e tij. Këtë herë, ai ka shpalosur ambicien për t’u bërë kryebashkiak i qytetit të Beratit, pasi “dështoi” në garën për t’u bërë President i Republikës.

I ftuar në një televizion në qytetin e “një mbi një dritareve”, Guri ka thënë se ndonjëherë i shkon në mend të garojë për postin e kryebashkiakut. “Mot do jem 67 vjeç. Do më ndihmojë Zoti. Shtëpinë e kam timen. Mendoj Beratit t’i rikthejmë shkëlqimin e dikurshëm”, u shpreh ambientalisti.

Për Sazan Gurin hyrja në Berat duhet të bëhet me para dhe për këtë ai ka një plan. “Të vësh një doganë, jo se do vësh doganë. Në koncept të vihet një doganë në Kombinat dhe paguan ai 10 euro dhe hynë në Berat”.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, një javë pas intervistës së ambientalistit në “Berat TV”, ai është shprehur se edhe Mali i Tomorrit do të jetë bazë për nisjen e anijeve kozmike nga NASA. “Është forca më e madhe manjetike e botës në Tomorr. Rrotull Tomorrit rrotullohet bota.”

Ndiqni videon, përmban dhe zëra të dubluar por ai i Sazan Gurit është i pandryshuar…

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

Lajme të tjera

Web TV