Hapja e Kopështit Zoologjik në Tiranë ishte diçka që i kishte munguar kryeqytetit.
Por pasi e panë nga afër, disa nga qytetarët patën rezervat e tyre, teksa disa komentuan edhe kafshët duke evidentuar ‘tigrin pa dhëmbë’.
Pas këtyre deklaratave, ka reaguar Drejtoresha e Kopështit Zoologjik, Monika Lubonja. Ajo theksoi se tigri është ende i vogël dhe nuk i kanë dalë dhëmbët ende.
“Kam frikë, por rri me kafshët. Tigri pa dhëmbë? E kemi të vogël, ta lëmë që t’i dalin kicat. Hajdeni, shiheni nga afër që pastaj shihni dhëmbët” deklaroi ajo.