Kush do jetë në krye të dialogut Kosovë-Serbi? BE telefonon Thaçin, Kurtin dhe Vuçiçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi së bashku me kreun e shtetit serb Aleksandër Vuçiç janë telefonuar sot nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell, mbi raportet mes Kosovës dhe Beogradit.

Gjatë këtyre bisedave, Borrell ka diskutuar edhe për emërimin e një Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë post që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luaj rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e Borrel.

Megjithatë, ai nuk ka përmendur një emër konkret, se kush do të jetë i dërguari i posaçëm. Emri më i lakuar deri më tani është ai i ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, edhe pse Gjermania ka lënë të kuptohet se është përjashtuar si opsion.

Më parë Borrel ka deklaruar se duhet të jetë “dikush që e njeh rajonin”, ndërsa ministri Lajçak as nuk e ka mohuar dhe as pohuar mundësinë që ai të jetë i dërguari i Bashkimit Evropian.

Të fundit

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Lajme të tjera

Web TV