I ngacmuan fillimisht të dashurën, 5 shqiptarë dhunojnë për vdekje 42-vjeçarin në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 5 shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës.

42-vjecari i quajtur Dhimitri, ndodhej ne lokal me të dashurën e tij, por në një moment është larguar për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.

Sapo ky i fundit është kthyer, është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Viktima është çuar dhe i është drejtuar 5 shtetasve shqiptarë, të cilët sipas dëshmitarëve njihen si problematike. Këtë të fundit kanë sulmuar 42-vjeçarin, duke vazhduar konfliktin jashtë lokalit.

Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një dorezë metalike. Viktima ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Goditjet në kokë kanë qenë fatale duke i shkaktuar 42-vjeçarit hemoragji. Në orën 02:05 është njoftuar ambulanca, megjithatë 42-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Ndryshime në kupolën e Policisë/ Korça dhe Elbasani me drejtues të rinj

Ditët e fundit kryepolici Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh. Raportohet se Drejtori...

Vijon aksioni në Theth, prishen rreth 70 objekte pa leje, pritet ‘kuvendi’ i banorëve

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e sotme paraqitet më e...

Nis konflikti 34-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

13 korrik 2006 Më 13 korrik 2006, konflikti i armatosur ndërmjet Izraelit dhe grupit shiit libanez Hezbollah mori përmasa dramatike, kur forcat izraelite vendosën bllokadë...

Lajme të tjera

Web TV