Bordi i Transparencës merr vendimin: Ja sa do të jenë çmimet për produktet ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendim i Bordit të Transparencës të Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, datë 27.06.2022 Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”,

VENDOSI
1- Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

2- Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

 

 

c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3- Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim.

4- Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.

Lexo edhe :  Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

5- Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

1

Të fundit

Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e...

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non...

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie të rrallë në listën e...

Çfarë do të ndodhë me jetën pas daljes në pension?

Pensioni është një moment paradoksal që është i mirëpritur në të njëjtën kohë si një arritje e madhe dhe një humbje e madhe. Pikërisht...

Zgjedhjet në Kosovë/ Votimi në përfaqësi diplomatike, votuan 73% e të regjistruarve

Më shumë se 73% e diasporës së Kosovës, e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, ka ushtruar të drejtën e votës. Komisioni Qendror i...

Lajme të tjera

Web TV